Publikuar me datën: Sat, Jan 7th, 2012

Kompetencat e presidentit ndryshohen vetëm me rezolutë të re

Prishtinë, 7 janar – Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë rezolutë të veçantë për t’i dhënë mandat të ri Komisionit parlamentar për ndryshime kushtetuese, në mënyrë që kjo e fundit ta bëjë edhe ndryshimin e nenit 84 të Kushtetutës së Kosovës, ku janë të përcaktuara kompetencat e presidentit. Kërkesa për këtë tashmë është përcjellë në Kuvendin e Kosovës ka konfirmuar kryetari i komisionit përkatës, Arsim Bajrami.

“Kërkesën e kemi dërguar në Kuvend dy ditë para Vitit të Ri. Përveçse e kemi dorëzuar në administratë të njëjtën kërkesë ia kemi dhënë direkt edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi”, ka treguar Bajrami.

Në kërkesën, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta, theksohet se Komisioni për amendamentin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të  rishikimit dhe të amendamentit të nenit 84 të Kushtetutës që përcakton kompetencat e presidentit të Republikës së Kosovës kërkon mandat të ri me arsyet në vijim:

“Komisioni ka vlerësuar  se ndryshimi i nenit 84 është i domosdoshëm për të kompletuar reformën kushtetuese të nisur në përputhje me Rezolutën e Kuvendit. Si pjesë e kësaj reforme parashihet që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, gjë që ndryshon raportin e tij me qytetarët, me Kuvendin, me Qeverinë dhe me institucionet tjera të shtetit”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close