Komersant: Hapi i parë i Serbisë për njohjen e Kosovës

Moskë, 10 mars – Bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel paraqesin hapin e parë në rrugën e Serbisë drejt njohjes së Kosovës, vlerësoi sot e përditshmja ruse “Kommersant”.
Gazeta, bën të ditur REL, shkruan se për fillimin e afrimit të Beogradit dhe Prishtinës ka kontribuar Bashkimi Evropian, i cili nuk e fsheh se pa aktivizimin e dialogut mes dy palëve , ato “nuk mund të ëndërrojnë për eurointegrimet”.
Gazeta ruse shkruan se të dyja palët kanë vënë në krye negociatorë me përvojë.