Publikuar me datën: Wed, May 26th, 2010

Komandantin Milosheviq s’ka kush ta disiplinojë

Prishtinë, 26 maj – Shteti nuk po ia lëkund karrigen kapitenit policor Milija Milosheviq, i cili merr urdhra nga Serbia dhe fsheh vepra të rënda penale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Atij vazhdon t’i besohet detyra e komandantit të Stacionit policor në veri të Mitrovicës, ani se dyshohet të ketë fshehur veprën penale që hetues policorë e kanë kualifikuar si tentativë vrasjeje. Fjala është për detyrim të oficerit policor, Jevto Jevtiq, për të shkruar para një muaji një raport “të balancuar” për rastin kur bashkëfshatarë të këtij komandanti me dy vetura kishin hyrë në Stacionin policor në veri, pa iu bindur urdhrave për ndalim. Kur polici Jevtiq, që qëndronte te porta e oborrit të stacionit, kishte tentuar t’i ndalte, të dyja veturat kishin shtuar shpejtësinë në drejtim të tij.
Inspektorati Policor po heton disa shkelje të kapitenit Milosheviq. E fundit është dyshimi për fshehje të një tentative vrasjeje.
Ky institucion është i autorizuar të hetojë akuzat për shkelje të rënda disiplinore ndaj të gjithë punonjësve të policisë pa dallim grade dhe të gjitha shkeljet e tjera ndaj pozitave të larta ekzekutive, dhe t’i rekomandojë Komisionit për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici se çfarë mase disiplinore, nëse është e nevojshme, duhet të shqiptohet. Po kështu, mund t’i rekomandojë drejtorit të përgjithshëm të Policisë për ta suspenduar kapitenin Milosheviq, në rast vlerësimi se, duke qenë komandant Stacioni, mund të pengojë hetimet.
Inspektorati nuk e ka bërë këtë.
“Procedura është e qartë sikurse në çdo rast tjetër – në rast se vlerësojmë që përbën pengesë për të zhvilluar hetimet, atëherë në bazë të përcaktimeve ligjore ne rekomandojmë suspendimin ose transferimin në një stacion tjetër policor. Në këtë rast ne po koordinohemi me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë dhe nuk shohim ndonjë pengesë në hetime nëse vazhdon të jetë komandant në Stacionin e veriut të Mitrovicës z. Milosheviq”, ka thënë Valdet Hoxha, drejtor i Departamentit të hetimeve në Inspektoratin Policor. “Për momentin nuk kemi konsideruar se ka nevojë të suspendohet ose t’i ndërrohet stacioni”.
Hoxha ka shtuar se prej kohësh hetimi ka nisur dhe akoma është brenda afatit ligjor (Gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close