Kolegji zgjedhor shpall Bashën kryebashkiak të Tiranës

Tiranë, 3 qershor – Sipas informatave më të reja nga Tirana, kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të baskisë së kryeqytetit shqiptar, Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet lokale të 8 majit për Tiranën.
Si njoftoi televizioni Vizionplus, Kolegji zgjedhor i ka hedhur poshtë pretendimet dhe aktpadinë e Partisë Socialiste për paligjshmërinë e rinumërimit të votave, duke e shpallur të vlefshëm vendimin e mëparshëm të KQZ-së, sipas të cilit Basha ka fituar 81 vota më shumë se kandidati i PS-së dhe kryebashkiaku i deritashëm Edi Rama.
Kjo është instanca e fundit e animimeve dhe vendimi i Kolgjit zgjedhor është përfundimtar.