Publikuar me datën: Tue, Dec 14th, 2010

Koalicioni për Kosovë të Re nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

Koalicioni për Kosovë të Re falenderon popullin e Kosovës, përkatësisht votuesit, për dalje më të madhe në votime se sa viteve të fundit dhe konsideron se kjo është shprehje e disponimit  gjithnjë e më te madh se Kosovës i nevojitet kthesë në zhvillimin demokratik , zhvillimin ekonomik dhe përmirësim të qeverisjes.
Koaliconi konsideron se  fushata zgjedhore, ndonëse e shkurtër, ka mundësuar që subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, të shpalosin ofertën e tyre para zgjedhëseve. Programi Zgjedhor i Koalicionit,  i prezantuar para zgjedhësve dhe i publikuar në shtypin ditor e pastaj i prezantuar dhe shtjelluar në mënyrë cilësore nga përfaqësuesit tonë në debatet televizive, ka ofruar një ofertë shumë serioze dhe adekuate për proceset e tanishme në vend. Ai është pritur mirë nga votuesit dhe opinioni dhe paraqet  një udhërrëfim edhe për punën tonë në vazhdim në institucionet e Kosovës dhe më gjerë.
Sa i përket vet procesit zgjedhor,  ne tani  kemi shprehur brengat serioze lidhur me lëshimet teknike si mungesa e fotografive në librin e zgjedhësve që nënshkruhet, mosfunksionimin e elementëve verifikuese -llambat dhe ngjyra gjë që ka hapur mundësinë për votime të shumëfishta  dhe për personat që  nuk kanë qenë fizikisht në Kosovë  ose tashmë janë të vdekur. Ka edhe raste drastike kur numri i fletëvotimeve tejkalon numrin e zgjedhësve në regjistrat e vendvotimeve të caktuara. Kjo e lëndon seriozisht rregullsinë e zgjedhjeve, vullnetin  dhe përcaktimin e zgjedhësve. Pjesa më e madhe e zgjedhësve kanë votuar në mënyrë të civilizuar  dhe dinjitoze, por kanë dështuar veçanërisht disa subjekte zgjedhore që këtë atmosferë të mirë ta shndërrojnë në zgjedhje të standardeve,  çfarë i meriton populli i Kosovës , i cili kërkon shkëputje nga shkelja e ligjit dhe qeverisje të ndershme dhe punë të palodhshme. Koalicioni kërkon që secili akt i shkeljes së ligjit, të procedohet në mënyrë efektive dhe aktorët e shkeljes së ligjit, të përgjigjen para ligjit. Ne nuk do të heqim dorë lidhur me këtë  kërkesë.   
Sa i përket krijimit të institucioneve, ne konsiderojmë që sa më shpejt duhet të shihet nëse këto zgjedhje do të certifikohen. Pas kësaj,  Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sa më parë. Lidhur me pjesëmarrjen  e Koalicionit në Qeveri, ne mbesim në qëndrimet  që i kemi  prezantuar para elektoratit dhe opinionit : “Koalicioni nuk ka vija të kuqe ndaj  subjekteve politike. Pjesëmarrja  jonë në çfarëdo koalicioni tash dhe në të ardhmen, kushtëzohet me hapësirën që ofrohet për të realizuar zotimet tona para zgjedhësve, përkatësisht programin e Koalicionit, referencat e ministrave, kompetencën profesionale dhe politike dhe përmbushjen e kritereve etike e morale dhe përkushtimin për respektimin e ligjit.  Koalicioni do të bashkëpunojë me gjithë subjektet që konstituojnë Kuvendin e Kosovës për të gjetur një zgjidhje  të përshtatshme që  ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale dhe e qeverisjes. Për ne mund të jenë të pranueshme edhe alternativa e tjera ( qeveria teknike deri në zgjedhje që do të mbaheshin pas një viti apo të ngjashme).
Koalicioni fton gjithë subjektet politike dhe shoqërinë civile, që menjëherë të fillojnë aktivitetet për tejkalimin e dobësive në sistemin zgjedhor, që të përfundojë regjistrimi i popullsisë,  të spastrohen listat zgjedhore, të evidentohen votuesit rezident, votuesit që janë rezident në vendet e tjera dhe  listat zgjedhore të azhurnohen rregullisht duke  hequr  personat e vdekur. Koalicioni kërkon që të shqyrtohen mundësitë për dixhitalizimin e zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close