Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

KMDLNJ: Policia nuk e provokoi dhunën

Prishtinë, 13 maj (KD) – Një ditë pas protestës së Vetëvendosjes, që eskaloi në dhunë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka vlerësuar se Policia e Kosovës nuk ka qenë pala e cila ka provokuar dhunën, ndërsa shkaku kryesor për një zhvillim të tillë është vet vizita e negociatorit serb Borsilav Stefanoviqit, dhe deklarata e tij, të cilat KMDLNJ i quan provokuese.
Në një reagim lëshuar të premten, KMDLNJ, e cila ka monitoruar protestat para dy ndërtesave qeveritare, vlerësoi se Policia nuk mund të mbahet përgjegjëse për eskalimin e situatës.
“Sipas asaj që kanë vërejtur monitoruesit e KMDLNj –së, Policia e Kosovës nuk ka qenë palë që e ka provokuar dhunën dhe është treguar shumë e përmbajtur. Gjithashtu, duhet të ceket se Policia e Kosovës nuk ka qenë e përgatitur për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e situatës. Duket se Policia e Kosovës është zënë në befasi prandaj edhe ka eskaluar situata”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
KMDLNJ më tutje thotë se ka qenë një grup prej rreth 100 protestuesish që “ka kontribuar në eskalimin e situatës duke hedhur shishe të qelqit dhe gjësende të tjera të forta të marra nga kontejnerët e mbeturinave që ishin afër në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”.
“Gjithashtu , në drejtim të ndërtesës së Qeverisë u hodhën shishe me ngjyrë të kuqe, gjësende të tjera të forta dhe gurë duke thyer xhamat në ndërtesë dhe duke dëmtuar një numër të automjeteve të Qeverisë, Policisë së Kosovës dhe të gazetarëve të televizionit ‘Mir’ nga Leposaviqi”. Për KMDLNJ-në, karakteristike ishte se në protestën e organizuar para ndërtesës së Qeverisë (ish “Rilindja”) cak i sulmit ishin policët e Policisë së Kosovës, të cilët goditeshin me gurë nga afërsia, ndonëse ata nuk intervenonin, por qëndronin para postbllokut ndërkaq në protestat e organizuara para ndërtesës së qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit gurët hidheshin në ndërtesën e Qeverisë ndërsa kurseheshin policët.
Eskalimi i situatës që përfundoi me përleshjen e policisë me protestues pati për pasojë 15 pjesëtarë të policisë të lënduar dhe 6 protestues të lënduar, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së, që  shton se janë ndaluar 3 protestues, ndërsa për shpërndarjen e protestuesve policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe shufra gome.
“Nga gazi lotsjellës kanë pësuar përveç protestuesve edhe kalimtarët e rastit, policët pa maska mbrojtëse si dhe gazetarët. Gazetarët kanë qenë të rrezikuar edhe gjatë hedhjes së gurëve dhe gjësendeve tjera të forta nga protestuesit. KMDLNJ shprehë shqetësimin për dhunën e shfaqur dje në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore policët e policisë së Kosovës si dhe vet protestuesit!:, thuhet në reagim.
Në atë që duket të jetë porosi për Vetëvendosjen, KMDLNj në reagim përkujton se e drejta për të protestuar është e drejtë e ligjshme dhe demokratike, “mirëpo, një protestë ku rrezikohet jeta e njerëzve dhe prona e qytetarëve është e papranueshme sepse i tejkalon caqet e një proteste paqësore”.
“Hedhja e gurëve dhe sendeve  të tjera të forta ka rrezikuar jetën e atyre që asgjë nuk kishin të bënin me vizitën e zyrtarit serb. Deri në momentin e eskalimit të situatës protesta ishte demokratike dhe shumë e ligjshme. Vlerësimi i KMDLNj është se Policia e Kosovës nuk ka qenë shkaktare e eskalimit të situatës dhe se nuk  e ka provokuar dhunën”, thuhet aty.
Në fund, KMDLNj konstaton se shkaku kryesor i një eskalimi të tillë të protestës ishte vizita e kryenegociatorit serb, Borko Stefanoviq. “Kjo vizitë ishte e përcjellë me deklarata provokuese jo vetëm për qytetarin e Kosovës, por edhe për të gjithë ata që janë të angazhuar në procesin e dialogut”, thotë KMDLNJ, duke konstatuar se institucionet e Kosovës dhe sidomos ato të cilët janë pjesë e këtij dialogu duhet të jenë më transparente.
Në fund të reagimit thuhet edhe se këto bisedime KMDLNj i konsideron të imponuara nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar (OKB dhe BE) dhe se nuk ka pasur vullnet e as gatishmëri të kundërshtohen apo që së paku të dihet kohëzgjatja e tyre si dhe rezultatet që do të dalin nga to.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close