Kjo është gruaja që ka punën më të vështirë: Ta mësojë Trumpin si të sillet me femrat!

Shefja e fushatës së Donald Trumpit, Kellyanne Conway, është angazhuar që ta mësojë atë si të sillet në raport me femrat.
Për incizimin e para një jave, e cila kandidatin republikan e paraqet si seksist, Conway nuk mund të bëjë asgjë, ajo është bërë në vitin 2005. Në komentin e saj për videon në CNN, ka pranuar se fjalët e tij kanë qenë fyese dhe agresive, por ajo e pranon ndjesën e tij. Ajo është shpesh vetëm për vetëm me Trumpin dhe ai është gjithnjë i sjellshëm dhe një xhentëlmen.
Me angazhimin e Kellyanne në gusht si këshilltarja kryesore e kandidatit për postin e Shtëpisë së Bardhë, ra posaçërisht në sy libri i saj që e ka shkruar në vitin 2005. Në librin me titull “What Women Really Want” (“Çfarë duan gratë në të vërtetë”), 49-vjeçarja bashkë me strategen demokrate, Celinda Lake, deklarojnë që që e ardhmja e Amerikës është femra. Gratë janë duke i fshirë pa bujë vijat ndarëse të politikës ndërmjet rasave, klasave dhe feve, thuhet në kopertinë. Falë sjelljes ndryshe të grave për t’i arritur qëllimet e tyre, po përmirësohet jeta e të gjithëve në Amerikë, raporton DialogPlus.