Publikuar me datën: Mon, Mar 5th, 2012

Kinë: Intervistë përpara ekzekutimit

Është shndërruar në një prej programeve më të ndjekur në Kinë, por edhe ndër më të debatueshmit jashtë vendit, ku konsiderohet si një emision që përdhos të drejtat elementare të jetës.

Bëhet fjalë për programin “Intervistë përpara ekzekutimit”, që sjell çdo të premte një intervistë me një të dënuar me vdekje, vetëm disa ditë ose orë përpara se ai të nxirret përpara një skuadre pushkatimi, transmeton TCH.

Sipas drejtueses së emisionit të ndjekur mesatarisht nga 40 milionë shikues, Ding Yu, programi ka një vlerë të dyfishtë, humane dhe edukuese. E para, sepse lejon të burgosurit të kërkojnë falje dhe të komunikojnë për herë të fundit me familjet, të cilave nuk u lejohet të takohen me të afërmit e tyre në pritje të ekzekutimit.

Nga ana tjetër, ajo pretendon se nëpërmjet programit, rritet ndërgjegjësimi i njerëzve kundër krimeve. Megjithatë, kritikët e akuzojnë se është bërë e famshme duke dhunuar të drejtën e një njeriu, sado të keq, për të kaluar çastet e fundit të jetes në paqe.

Në serinë e fundit të shfaqjes, “Intervistë përpara ekzekutimit” solli dy raste të bujshme, atë të një bashkëshorti xheloz që kishte therur gruan përpara syve të prindërve të saj dhe atë të një homoseksuali, që kishte vrarë dhe përdhosur trupin e nënës pasi ajo nuk pranonte prirjet e tij seksuale.

Drejtuesja, Ding Yu, bëri bujë kur refuzoi t’i shtrëngonte dorën vrasësit të nënës, të cilit i tha se meritonte plumbin dhe vdekjen pa asnjë mëshirë.

Në Kinë, çdo vit ekzekutohen mesatarisht dy mijë persona, më shumë se në të gjithë vendet e tjera të botës marrë bashkë. Në vendin komunist, dënimi me vdekje mund të jepet në total për 55 akuza penale, ku përveç vrasjes, spiunazhit apo tradhtisë së lartë, përfshihen edhe krime të konsideruara si më të lehta, si korrupsion, vjedhje apo përdhunim.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close