Publikuar me datën: Fri, Apr 20th, 2012

“Kidnapimi” u kushton me pozitë dy policëve kosovarë

Shukri Binaku dhe Sami Beqiri nuk do të patrullojnë më përgjatë kufirit të Kosovës. Të dy policëve që u arrestuan nga xhandarmëria serbe në territorin e Kosovës u është dhënë një masë e lehtë ndëshkimi, atyre u është ndërruar pozita në polici dhe nuk do të kenë më të drejtën që të patrullojnë në kufi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Sipas tij, kjo nuk është masë ndëshkimore. “Nuk është masë ndëshkimore, por u është ndërruar sektori. Nuk do të patrullojnë më në kufi. Është çështje operacionale se ku do të vendosen”, ka thënë ministri Rexhepi.

Vendimi vjen pas vlerësimit të Qeverisë së Kosovës se të dy policët nuk është dashur që më 31 mars të dorëzohen para xhandarmërisë serbe dhe të pranojnë arrestimin nga ana e tyre, përderisa kanë qenë në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë se të dy policët pas pushimit të rregullt i janë kthyer organizatës, por nuk ka treguar se çfarë pozite do të kenë pas incidentit.

Që nga arrestimi i dy policëve, që qe bërë me shumë bujë nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë bërë thirrje që secili pjesëtar i forcave të sigurisë të rezistojë nëse përballet me forca të Serbisë.

“Policët serbë kanë qenë të armatosur, por policët e Kosovës kanë qenë edhe më të armatosur dhe me armatim edhe më modern. Çdo pjesëtar i forcave të sigurisë e ka për obligim që në momentin kur shkelet një centimetër i territorit të Kosovës nga çizmja e kujtdo qoftë, e veçmas atyre që kanë kryer krime e gjenocid këtu, që të përgjigjet sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, të enjten, gjatë seancës së rregullt të parlamentit

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close