Publikuar me datën: Fri, Oct 14th, 2011

KFOR-i zbutet: S’ka ultimatum e afate për barrikada

Mitrovicë, 14 tetor – Forcat paqeruajtëse të KFOR-it nuk u kanë dhënë serbëve të veriut të Kosovës asnjë ultimatum apo afat për heqjen e barrikadave. Zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin i tha Radios Evropa e Lirë se, megjithatë, është e rëndësishme që të mundësohet lëvizja e lirë, gjë që është e rëndësishme edhe për forcat paqeruajtëse.

“Edhe më tutje shpresojmë se do të kemi sukses për të gjetur zgjidhje gjatë ditëve në vijim, por nuk kemi dhënë ultimatume dhe nuk kemi përcaktuar afate”, tha Martin.

Sipas tij, në rast se serbët refuzojnë të heqin barrikadat, aksionet e KFOR-it lidhur me këtë çështje do të varen nga vendimet e misionit EULEX.

Zëdhënësi i këtij misioni, Nicolas Hawton tha se pozicioni i EULEX-it mbetet i pandryshuar dhe se të gjitha opsionet e mundshme janë të hapura edhe më tutje.

“U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që kanë vënë barrikada, t’i heqin ato, sepse kjo është në të mirën e gjithë bashkësisë. Nga to më së shumti pëson popullata lokale. Vendkalimet 1 dhe 31 janë të hapura, por rrugët janë ende të bllokuara. Sa i përket të ardhmes, unë nuk dua të spekuloj. Të gjitha opsionet edhe më tutje vazhdojnë të mbeten të hapura”, tha Hawton.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës thonë se KFOR-i e ka të njohur qëndrimin e serbëve të veriut, i cili mbetet i pandryshuar.

Kërstimir Pantiq tha se mënyra se si do të sillen qytetarët serbë do të varet nga veprimet e KFOR-it, EULEX-it dhe të Qeverisë së Kosovës. Ai shtoi se barrikadat do të hiqen nëse doganierët e Kosovës do të tërhiqen nga vendkalimet kufitare. Në rast se KFOR-i vendos t’i heqë barrikadat, sipas tij, kjo do të sillte një konfrontim në mes të serbëve lokalë dhe KFOR-it.

“Ne ua kemi bërë të qartë përfaqësuesve të KFOR-it se nëse situata del nga kontrolli, ne nuk do të jemi në gjendje ta kontrollojmë atë dhe nuk mund të marrim përgjegjësinë për atë që mund të ndodhë”, tha Pantiq.

Por, ndryshe vlerëson Branko Niniq nga Leposaviqi. Sipas tij, nëse forcat e KFOR-it do të nisen në një aksion për heqjen e barrikadave, atëherë serbët do të kundërshtojnë të qetë dhe me metoda demokratike.

“Është e vështirë t’i bindim qytetarët që të largohen nga barrikadat pa u arritur ndonjë marrëveshje. Ne do të përpiqemi që e gjithë kjo të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente”, tha ai për REL.

“KFOR-i e ka forcën dhe mund ta bëjë këtë me forcë. Serbët me siguri se nuk do të shkaktojnë incidente, por, varësisht nga situata, ata do të marrin disa masa”, shtoi Niniq.

Sipas tij, serbët dëshirojnë t’i relaksojnë raportet me KFOR-in dhe nuk kanë dalë në barrikada për të kundërshtuar forcat paqeruajtëse, por “për të kundërshtuar instalimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në hapësirat ku jetojnë ata”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close