Publikuar me datën: Fri, Apr 20th, 2012

KFOR-i nuk kontrollon rrugët alternative në veri

Vlerësimet në dhënien apo mosdhënien e lejes për hyrjen e zyrtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, bazuar në mandatin e misionit, bëhen vetëm për kalimin përmes pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, thanë përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Ata ritheksuan se një kërkesë për vizitë zyrtare duhet të bëhet në zyrën e përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë për t’u proceduar më pas në EULEX.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, tha se parandalimi i hyrjes së kujtdo nga Serbia përmes rrugëve alternative në veri, nuk hyn në kuadër të detyrave të EULEX-it.

“Sa u përket rrugëve anësore që nuk janë pikë-kalime zyrtare, ne nuk kemi persona që merren këto kalime jozyrtare”, tha Krasniqi.

Komenti i tij vjen pas qëndrimit në veri të Kosovës të ish-kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica – vizitë që pasoi me akuzat për “moskryerjen e detyrave” drejtuar KFOR-it dhe misionit evropian për sundimin e ligjit nga përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët thanë se mekanizmat në fjalë e kanë “fuqinë dhe mandatin” për parandalimin e vizitave të tilla.

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet serbe të 6 majit në veri të Mitrovicës kishin qëndruar – pa leje zyrtare, edhe krerët e Partisë Përparimtare Serbe.

Vizitat e politikanëve serbë në pjesën veriore të vendit, sipas autoriteteve kosovare, po i kontribuojnë përkeqësimit të situatës tashmë të tensionuar në atë zonë.

Të mërkurën, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thanë se mbyllja e të gjitha rrugëve alternative të vijës së gjelbër të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë është “obligim i KFOR-it”.

Mirëpo, në misionin e NATO-s në vend thanë se nuk janë në dijeni rreth ndonjë kërkese të institucioneve kosovare për bllokimin e rrugëve alternative në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha Radios Evropa e Lirë se KFOR-i nuk kryen procedura policore apo doganore.

“KFOR-i po e monitoron në tërësi vijën administrative kufitare – kjo është e saktë, por KFOR-i nuk është i mandatar të zbatojë çfarëdo procedurash apo punësh policore e doganore. Roli ynë është të përqendrohemi në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në tërë Kosovën”, u shpreh Novicki.

Ekzistimi i një ambienti të sigurt në veri të Kosovës është vënë në pikëpyetje pas incidenteve të fundit në atë pjesë të vendit, si pasojë e të cilave vdiq një shqiptar, ndërsa u plagosën disa persona të tjerë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close