Publikuar me datën: Sat, Oct 29th, 2011

KFOR-i nuk është agjenci transporti

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews. kërkon liri të plotë të qarkullimit në veri, dhe për këtë thirret edhe në Rezolutën 1244.

“Pos që nuk mund të qarkullojnë misionet ndërkombëtare, si EULEX-i, as KFOR-i nuk e ka lirinë e plotë të lëvizjes në barrikadat në veri dhe në akset tjera rrugore. Na është dhënë mundësia që t’i afrohem pikëkalimit kufitar, por përmes rrugëve anësore”, ka thënë Drews në një intervistë për Vesti, raporton Telegrafi.

Kur është fjala te transportimi i doganierëve të Kosovës, Drews përkujton se këtë punë e bënë EULEX-i, përderisa KFOR-i është përgjegjës për siguri.

“KFOR-i nuk është agjenci për transportin e policëve të Kosovës e as nuk mund të përfshihet në proceset doganore dhe menaxhimin e pikëkalimeve kufitare. Ne vetëm ndihmojë në aspektet e sigurisë, gjë e cila është në mandatin tonë”.

Drews thotë se nuk është lehtë për ta menaxhuar situatën në veri, por se ai duhet ta përmbushë misionin e tij: lëvizjen e lirë dhe të sigurt për të gjithë.

“Për këtë janë të nevojshme disa veprime. Unë nuk dua ta bëjë këtë, dhe fatmirësisht disa veprime tona taktike nuk kanë shkaktuar lëndime të rënda as për ushtarët e KFOR-it e as për qytetarët”

Komandanti i KFOR-it nuk dëshiron t’i komentojë pohimet nëse KFOR-i ka incizime për përleshjet e 27 shtatorit në Jarinjë e as spekulimet se “ushtarët e KFOR-it kanë shtënë te njëri-tjetri”.
“Por, dua të them se jam i sigurt se ushtarët e mi janë sjellë në mënyrë profesionale, e ky është edhe vlerësimi i Ushtrisë serbe dhe i Qeverisë së Serbisë”.

Kur është fjala kriminelët e përfshirë në ruajtjen e barrikadave në veri, Drews thotë se për parandalimin e krimit dhe për hetime përgjegjës janë EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
“Në nivelin politik, ekziston përgjegjësia e Prishtinës dhe e Beogradit që të angazhohen për zgjidhje paqësore. Kjo nuk është përgjegjësia ime”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close