Publikuar me datën: Fri, Oct 21st, 2011

KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç

Zubin Potok, 21 tetor – Me fillimin e ditës së premte, KFOR-I ka shti në dorë tërë magjistralen e ‘Adriatikut’ në pjesën që i përket fshatit Zupç. Në këtë fshat, KFOR-i ka vendosur forca të shtuara dhe çdo lëvizje nëpër këtë rrugë i nënshtrohet një kontrolli të pjesëtarëve të KFOR-it. Pjesëtarë të NATO-s këtë aks rrugorë e kanë shti  tërësisht nën kontroll në orën  një të natës së ditës së premte, njoftojnë burime të Kohës Ditore nga Mitrovica . KFOR-i në këtë aks rrugor ka larguar nga rruga dy barrikada që kanë qenë të vendosura nga serbët muaj më parë.
Në barrikadën e Jegenicës, pjesëtarë të KFOR-it dhe grupet kriminale serbe që ruajnë këtë barrikadë kanë qëndruar tërë natën ballë për ballë. Situata pa ndonjë incident të shënuar është raportuar të këtë qenë edhe në pjesë tjera të veriu të Kosovës. Natë e qetë ishte edhe në qytetin e ndarë në dysh të Mitrovicës.

Policia e Kosovës bën të ditur se nata në veriun e Kosovës ka kaluar përgjithësisht e qetë, pas operacionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadave rrugore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç.
“…edhe pse të njëjtën e kishte vënë nën kontroll gjatë ditës, për shkaqe teknike dhe fortësisë së materialit që ishte vendosur aty, është dashur të porositen pajisje të veçanta për ta larguar si barrikadë fizike”, bëri të ditur Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Ai po ashtu tha se serbët kanë vazhduar të qëndrojnë në disa barrikada gjatë gjithë natës, ndonëse në një numër më të vogël.
Hoti njëherësh shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e çdo kërkese apo operacioni, që mund t’i kërkohet

Serbët nëpër në fshatrat Jegenicë dhe Zupç në komunën e Zubin Potokut kanë kaluar natën nëpër automobila, shatorë dhe përreth t zjarreve ndezur nëpër disa lokacione.

Gjatë nuk ka pasur lëvizje të KFOR-it, njoftojnë medie serbe

Serbëve të kësaj pjese, njofton Tanjug, u kanë shkuar në përkrahje serbë nga Mirovica.

Në Jegnicë katër kamionë të ngarkuar ndajnë ushtarët e KFOR-it dhe serbët që qëndrojnë aty pranë..

Ushtarët e KFOR-it janë ende 150 metra larg barrikadës në Zupçit që serbët e kanë ngritur e që KFORI nuk hoqi dje.

Në Bërnjak ushtarët francezë të KFOR – e kanë marrë vendkalimin dhe kanë zgjeruar zonën e kontrollit

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close