Publikuar me datën: Mon, Oct 17th, 2011

KFOR-i i vendosur për hapjen e rrugëve, serbët të vendosur për barrikadat

Prishtinë, 17 tetor – KFOR-i ka përsëritur të dielën qëndrimin për të nisur aksionin e hapjes së disa rrugëve në veri të Kosovës të hënën, ndërsa nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme lidhur me barrikadat. Një pjesë e zyrtarëve qeveritarë serbë kanë pohuar se nuk do të duhej konfrontuar me KFOR-in, ndërsa një pjesë tjetër kanë deklaruar se nuk pritet që KFOR-i të arrijë të heqë barrikadat.

Ndërkohë forca shumëkombëshe ka paralajmëruar të dielën se nga e hëna ka për të nisur heqjen e barrikadave nëpër rrugë të vendosura nga serbët lokalë në veri të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shefi i Zyrës së informimit në KFOR, Uwe Nowicki, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mandati i misionit e detyron KFOR-in të garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë vendin.

“Nëse popullata lokale nuk ka pasur mundësinë që t’i largojë barrikadat rrugore gjatë kësaj fundjave, KFOR-i do ta bëjë këtë të hënën në mënyrë paqësore”, ka thënë Novicki. “E theksoj, në mënyrë paqësore, për të lehtësuar kalimin e veturave”.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka takuar të shtunën n? kampin “Nothing Hill” përfaqësues të strukturat paralele serbe n? veri t? Kosov?s. Q?llimi i takimit kishte qenë k?rkesa e KFOR-it p?r heqjen e barrikadave sa m? par? nga veriu dhe paralajmërimi se po qe se nuk hiqen ato forca shumëkombëshe do t’i heqë vetë. Pas takimit KFOR-i kishte lëshuar një komunikatë, ku ishte bërë e ditur se gjenerali gjerman me përfaqësuesit e strukturave paralele të veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit kishte shkëmbyer pikëpamjet mbi gjendjen e tanishme në veri të Kosovës dhe për të gjetur zgjidhje për largimin e bllokadave rrugore.  “Takimi ishte mbajtur në atmosferë shumë konstruktive. Të dyja palët pranuan të drejtën e lirisë së lëvizjes për popullatën e po ashtu edhe për KFOR-in, EULEX-in dhe të tjerët”, kishte shkruar KFOR-i.  “Komandanti i KFOR-it i informoi përfaqësuesit e komunave të veriut se duke filluar nga dita e hënë ai synon të fillojë furnizimin e trupave të KFOR-it nëpërmjet rrugëve në pikën 1 në Jarinjë, në pikën 31 në Bërnjak dhe në kampin “Nothing Hill”.

Paralajmërimet e KFOR-it për t’i hequr barrikadat nuk kanë kaluar pa u komentuar nga zyrtarët qeveritarë serbë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka thënë gazetës serbe “Politika” se është taktikë e kryeministrit Hashim Thaçi që t’i heqë barrikadat, që serbët pastaj të përleshen me EULEX-in dhe KFOR-in. “Por, edhe serbët nuk bën të përleshen me ata të cilët nuk mund t’i fitojnë”, është shprehur ministri serb, duke shtuar se “serbët e shqiptarët po përlahen për territor, kështu që duhet hequr shtrojën nën këmbë, që të hiqet shkaku i problemit”.

“Çfarë situate është kjo kur e keni një shtet, ku doganierët i dërgoni me helikopterë në Bërnjak dhe Jarinjë? Në anën tjetër, çfarë shteti është ai ku Podujeva apo Gjakova janë pjesë të Serbisë e atje do të mund të shkonim vetëm me tanke?” – ka pyetur Daçiq.

Ndërkohë sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se paralajmërimi i KFOR-it se do t’i heqë barrikadat të hënën është i papritur dhe nuk do të sjellë kurrfarë rezultatesh.

“Kjo nuk do të sjellë kurrfarë rezultatesh, përveç që mund të ngrejë tensionet në rast se KFOR-i do të tentojë të realizojë atë që ka kumtuar”, ka thënë  Ivanoviq për agjencinë serbe të lajmeve Beta. “Nuk besoj që KFOR-i do të mund të ketë sukses në këtë synim”, ka shtuar ai.

Një qëndrim më ndryshe kundruall paralajmërimeve të forcës së NATO-s në Kosovë e ka shfaqur kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq. Ai ka kërkuar nga të gjitha institucionet shtetërore serbe që t’u bëjnë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat. “Këta njerëz për disa vjet me radhë dhe në mënyrë më brutale në muajin e kaluar janë pengje të politikës hipokrite dhe abuzimit. Nëse dështon të fitojë racionaliteti, serbët e Kosovës do të jenë viktima e fundit e kësaj politike”, ka thënë Jovanoviq për B92. “Nuk ka më fshehje pas sloganeve patriotike – Serbia nuk ka të drejtë t’ia lërë fatit serbët e Kosovës. Për këtë arsye duhet që njerëzit të largohen nga barrikadat e rrezikshme dhe të ndihmojnë në kthimin e rendit dhe ligjit në veri, sepse në një kaos të ri serbët thjesht do të zhdukeshin”.

Serbët e veriut të Mitrovicës i kishin vendosur barrikadat rrugore në veri që nga mesi i muajit korrik, pas aksionit policor të autoriteteve kosovare për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri.

Që nga atëherë serbët kanë përforcuar disa herë këto barrikada, ndërsa kanë shprehur insistimin e tyre për të mos i hequr ato meqë, sipas tyre, ajo pjesë është territor i serbëve e jo i shtetit të Kosovës.

Të ashtuquajturit përfaqësues të katër komunave serbe kanë caktuar të mërkurën, 19 tetor, si datë kur do të mblidhen për të diskutuar mundësinë e heqjes së barrikadave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close