Publikuar me datën: Sat, Jun 12th, 2010

KFOR-i, EULEX-i, të mos shpërfillin veprimet e Serbisë në veri

Prishtinë, 12 qershor – Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës ende nuk kanë kurrfarë informacioni për veprimtarinë e Dragisha Antiqit, pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ka ikur nga policia, derisa këta të fundit po tentonin ta ndalonin të mërkurën mbrëma në Mitrovicë. EULEX-i, që ka të nënshkruar edhe protokoll policor për bashkëpunim me Serbinë, nuk ka dashur të komentojë asgjë, me arsyetimin se ende nuk kanë asnjë informacion nga Policia e Kosovës, edhe pse distinktivi dhe dokumente të tjera të tij janë publikuar në “Kohën Ditore”.
Sipas koordinatorit të Qeverisë për veriun e Kosovës, Ylber Hysa, EULEX-i dhe KFOR-i, të cilët kanë përgjegjësinë e plotë në veri, nuk duhet të qëndrojnë aspak indiferentë ndaj këtij akti.
“Besoj se ky është corpus delicti mbi shkeljen drastike të Rezolutës 1244, Marrëveshjes së Kumanovës, Protokollit për bashkëpunim të policisë serbe dhe EULEX-it dhe gjithë asaj mbi të cilën Serbia thirret aq shumë, si në rend dhe në parime ndërkombëtare, mbi të cilat pikërisht e pretendon të drejtën e bllokimit të pavarësisë së Kosovës edhe në Hagë, edhe në OKB”, ka deklaruar Hysa për Kohën Ditore. Ky veprim i autoriteteve të Serbisë, sipas Hysës, rëndon mbi përgjegjësinë e autoriteteve ndërkombëtare. “Ky është fakt i radhës para së cilës as EULEX-i dhe as KFOR-i nuk do të duhej të ishin indiferentë, duke marrë parasysh se nuk është mbi autoritetet lokale, por mbi prezencën ndërkombëtare në Kosovë, me të cilat janë nënshkruar marrëveshjet respektive që Serbia i shkel ashiqare. Kjo, aq më tepër, që komunikimi me Beogradin nga këto struktura bëhet rregullisht, madje kohëve të fundit edhe në vetë Kosovën, qoftë në Mitrovicë a Prishtinë…”, është shprehur Hysa në një bisedë për gazetën.
Sipas tij, veprimi i policisë së Serbisë në territorin e Kosovës, paraqet shkelje të rëndë të rendit dhe të ligjit, si edhe marrëveshjeve ndërkombëtare që vetë Serbia i ka nënshkruar. “Aq më tepër, ky tolerim i mundshëm, nuk do të ishte konzistent me misionet që pretendojnë të vendosin sundimin e ligjit në Kosovë. Nuk mund të ketë vendosje të pjesshme të ligjit, apo vendosje në një pjesë të territorit të misionit ndërkombëtar në Kosovë. Veprimi i policisë serbe në veri nuk mund të jetë “çështje politike”, por pikërisht e rendit dhe e ligjit për të cilat ekzistojnë zotime të qarta të mbështetura në marrëveshjet që i ka nënshkruar vetë Beogradi”, ka theksuar Hysa, prononcimin e plotë të të cilit e gjeni të plotë në numrin e sotëm të gazetës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close