Publikuar me datën: Thu, Jun 10th, 2010

Këshilli i Sigurisë gjendjen në Kosovë e vlerëson të qetë

Prishtinë, 10 qershor – Këshilli i Sigurisë i Kosovës i ka dhënë sot mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdojë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në hapje të mbledhjes, kryesuesi i KSK së, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjendjen e sigurisë në vend e vlerësoi të qetë dhe të qëndrueshme. U përmenden me këtë rast  incidentet që kanë ndodhur në Komunën e Istogut me të kthyerit, sulmi  me granata dore në Komunën e Zubin Potokut, hedhja në erë e antenave të operatorëve legalë të telefonisë dhe kërcënimi ndaj KFOR-it danez, por këto incidente u cilësuan të izoluara dhe pa ndikim në gjendjen e qëndrueshme të sigurisë.
Aktin e organizimit të zgjedhjeve të paligjshme nga Qeveria e Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Kosovës e sheh vazhdimësi të Beogradit për instrumentalizimin e qytetarëve serbë të Kosovës dhe tendencë për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë, ndërsa pjesëmarrja e ulët e qytetarëve serbë të Kosovës në këto zgjedhje u vlerësua tregues i mirë për gatishmërinë e tyre për t’u integruar në institucionet e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka përgëzuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të protestave të fundit në Mitrovicë, ku u parandalua një konflikt i mundshëm ndëretnik.
Këshilli i Sigurisë i Kosovës i dha mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdojë luftën pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që të jetë e hapur me institucionet ndërkombëtare për bashkëpunim në këto çështje. KSK shqyrtoi edhe Projektin e Strategjisë së Sigurisë të Kosovës, Platformën vjetore dhe prioriteteve strategjike të Agjensionit të Kosovës për Inteligjencë, të cilat morën pëlqimin e anëtarëve të pranishëm për t’u proceduar për miratim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close