Publikuar me datën: Fri, Apr 23rd, 2010

Kermabon: Nuk do të jap dorëheqje për sjelljen e disa individëve

Gjilan, 23 prill – Shefi i Misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, Yves de Kermabon, ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur nga punëtorë rumunë të EULEX-it, të cilët u kapën nga autoritetet doganore maqedonase në kufirin Kosovë – Maqedoni, në Bllace, një ditë më parë, duke bërë kontrabandë me cigare e alkool. Por ai ka deklaruar se nuk ndihet përgjegjës për shkeljet që i kanë bërë pjesëtarët e misionit që udhëheqë. Kermabon vetëm ka siguruar se në lidhje me këtë janë duke u bërë hetime dhe se personalisht i ka njoftuar autoritetet rumune dhe ato të Brukselit. Ai ka shtuar se pret rezultatet e hetimit dhe pastaj do të merren masat e duhura. Ai ka thënë se gjithkund ka individë dhe grupe që shkelin ligjin, dhe ka shtuar se “nuk do të japë dorëheqje për sjelljen e disa individëve, sepse në çdo vend ka grupe të papërgjegjshme”, duke u përgjigjur në një pyetje nëse ndihet i përgjegjshëm deri edhe në dhënien e dorëheqjes.
Kermabon këto komente i bëri gjatë një takimi me Qemajl Mustafën, kryetarin e Gjilanit, të enjten, pas kapjes së rumunëve me kontrabandë të cigareve dhe alkoolit një ditë më parë në pikën kufitare Kosovë – Maqedoni. Ai tha se duhet të priten hetimet, por personalisht unë kam reaguar shumë shpejt.
“Unë jam në kontakt me autoritetet rumune dhe ata të Brukselit dhe nëse vërtetohen akuzat, atëherë do të merren masa, sepse ne jemi këtu për respektimin e ligjit dhe jo për shkeljen e tij”, ka thënë Kermabon. Sipas tij, për EULEX-in kjo që ka ndodhur është e papranueshme, dhe do të marrim masa ndaj tyre.
Megjithatë, Kermabon ka thënë se unë më shumë jam i shqetësuar për imazhin e Kosovës, sepse EULEX-i është këtu që të funksionalizojë institucionet e Kosovës dhe të jenë në shërbim të qytetarëve. Qëllimi im është që të jenë të suksesshme institucionet e Kosovës, sepse ne jemi këtu që t’i ndihmojmë ato dhe jo suksesi i EULEX-it. Kermabon ka nënvizuar se vizita e tij në Gjilan është tradicionale dhe shprehu kënaqësinë që situata e sigurisë në Gjilan është e kënaqshme, sepse ka përfaqësim të mirë të serbëve në këtë komunë.
Ndërkaq, Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se në takim me Kermabon kemi biseduar për kompetencat e EULEX-it dhe besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni. Mustafa tha se qytetarët kanë pritur shumë nga EULEX-i dhe, sipas tij, shumicën e këtyre pritjeve  i ka përmbushur. Megjithatë, Mustafa ka vlerësuar se gjykatat vazhdojnë të mbeten pikat më të ndjeshme dhe qytetarët ende nuk ndiejnë se ka progres të prekshëm në gjyqësi. Ai ka shtuar se “i kemi dhënë përkrahje të plotë EULEX-it, sepse deri tashti ka qenë një tregim i suksesshëm misioni i tyre”. Mustafa ka thënë se me Kermabon ka folur edhe për decentralizimin dhe jetën e përbashkët me komunitetet. Sipas Mustafës, në Gjilan pajtimi ndëretnik ka ndodhur me kohë dhe ka liri të mjaftueshme të lëvizjes. Ai ka nënvizuar se brengë kryesore e Komunës së Gjilanit dhe atyre që janë themeluar dhe janë formim e sipër vazhdon të mbetet zhvillimi ekonomik dhe gjendja e rëndë sociale.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close