Publikuar me datën: Mon, Aug 18th, 2014

KËRKOJ 500 EURO RYSHFET, DËNOHET ME 6 MUAJ BURG

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarit Bajram Vokshi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim.

I Akuzuari ka qenë person zyrtar – teknik i pylltarisë dhe me dashje ka marr ryshfet për ta kryer një veprim zyrtar.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Afrim Shala ka shqiptuar dënimin, pasi që i njëjti kishte pranuar fajësinë, sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe ishte penduar thellë për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Themelore në Gjilan, është gjetur se i akuzuari B. Vokshi, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ka kryer veprën penale, marrje e ryshfetit nga neni 343 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

“Pasi i njëjtit me datë 27.07.2012, në ora 17:40 minuta, në fshatin Hogosht Komuna e Kamenicës, në pozitën e personit zyrtar – teknik i pylltarisë në Drejtorin për Bujqësi në Kamenicë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurore për vete, me dashje merr ryshfet për ta kryer në kuadër të autorizimeve të tij, një veprim zyrtar apo një veprim tjetër të cilin ai nuk duhej ta kryente, në atë mënyrë që i akuzuari kishte kërkuar 500 (pesëqind) Euro nga i dëmtuari A. K., që t’ia rregullonte dokumentacionin dhe të bëjë damkosjen e 100 metra kub dru, në malin i cili nuk ishte në pronësi të dëmtuarit”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close