Publikuar me datën: Mon, Nov 5th, 2012

Kërkohet përfshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në negociata

Duke u bazuar në burimet e “Kohës Ditore”, bëhet e ditur se serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel. Ata të veriut do të jenë në ekipin e Serbisë, kurse serbët e pjesëve tjera të Kosovës në përbërje të ekipeve të Kosovës… Nenad Rashiq dhe Oliver Ivanoviq kanë treguar se këta serbë do të jenë të ndarë – ata të veriut do të shkojnë në ekipet e Beogradit zyrtar, kurse serbët e jugut në ekipet e Kosovës.

Shoqata e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës thotë se “ky lajm u prit me shqetësim të madh nga qytetarët  e Kosovës Lindore, kudo që janë duke jetuar, ngase sipas kësaj në këto bisedime nuk janë ftuar përfaqësues legjitimë apo së paku përfaqësues nga shoqëria civile të shqiptarëve nga Kosova Lindore”.

Përkundër kërkesave të vazhdueshme të institucioneve të Preshevës, Bujanocit, të përfaqësuesve shqiptarë të Medvegjës, kërkesave të shumta të shoqatës “Vatra” e shoqatave dhe individëve tjerë nga Kosova Lindore e Kosova, edhe kësaj radhe shqiptarët e këtij rajoni si duket përsëri do të anashkalohen dhe injorohen nga bashkësia ndërkombëtare e ndoshta edhe nga institucionet e Kosovës, thuhet në këtë reagim.

“Vatra” mendon se më parë se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës në përbërje të Serbisë, do të duhej të ishin pjesë e ekipit negociator të Kosovës përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore, pasi ata janë treguar shumë më modern dhe demokratikë, ngase asnjëherë që nga paslufta në mes të UÇPMB-së dhe forcave ushtarake serbe, nuk kanë krijuar probleme sikur serbët e veriut.

“Shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë zgjedhur rrugën e demokracisë, rrugën e institucioneve demokratike për të zgjidhur problemet, dhe shi për këtë duhet patjetër që përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore të jenë pjesë e ekipeve negociatore në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Ashtu siç i kemi pranuar gjithmonë këshillat  e miqve tanë amerikanë e evropianë, kërkojmë nga ata gjithsesi që në këto momente, në këto bisedime me rëndësi të madhe, të jenë pjesë e bisedimeve Kosovë –Serbi edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore, sepse duke zgjidhur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore ndihmojnë stabilitetin e rajonit”, përfundon reagimi i kësaj shoqate.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close