Publikuar me datën: Sat, Dec 24th, 2011

Kërcënimi me reciprocitet i hap rrugë patates dhe verës kosovare

Kukës, 24 dhjetor – Shqipëria anuloi urdhrin për referencat në doganim me Kosovën, pikërisht për artikullin patate. Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e së premtes nga kryetari i Degës së Doganës së Morinit në Kukës, Ali Tota. ”Importi i mallrave Euro1 (prodhime vendore) do të funksionojë si më parë, pra nuk do të kenë çmim reference, por ato do të taksohen në bazë të faturave të çmimit të blerjes që paraqet importuesi. Kështu është vepruar pas një urdhri të dytë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë. Ndërkohë gjatë ditës së premte, dogana e Morinit ka operuar me fatura dhe jo me çmime reference” , ka bërë të ditur kryetari Tota. Pra ky urdhër ka pasur jetë vetëm tri ditë dhe nuk ka arritur të zbatohet praktikisht. Tri ditë më parë doganat në Shqipëri e Kosovë janë informuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë se do të rifillojë çmimi i referencës për pataten e Kosovës prej 18 centë dhe ka vendosur kuotë në sasi për eksportin e verës nga Kosova për në Shqipëri, shkruan e përditshmja Koha Ditore të shtunën.

“Vendimet e para disa ditëve të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë janë në kundërshtim me marrëveshjen që e kemi arritur me kryeministrin Berisha në qershor të këtij vit,i për heqjen e çmimeve referente dhe unifikimin e procedurave fiskale Kosovë-Shqipëri”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kërkuar heqjen e këtyre masave dhe njëkohësisht është kërcënuar me masa reciprociteti, gjë që ka dhënë fryte. Të plotë këtë shkrim mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore, ku do të gjeni edhe reagimet e prodhuesit më të madh të patates në Kosovë dhe vlerësimin se Shqipëria po i favorizon produktet serbe karshi atyre kosovare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close