Publikuar me datën: Fri, Jun 3rd, 2011

Këngëtarët qe shkelqyen me këngen burimore në Shqiperi dhe trojet Shqiptare

Nga;Lek Mrijaj

Për specifikat dhe vlerat antologjike të këngës shqiptare sa e sa herë është folur dhe është shkruar nga muzikologët shqiptarë dhe të huaj. Kënga shqiptare mbërthen me vete shumë segmente të jetës sonë, të historisë së dhembshme, tragjike dhe heroike, por edhe shumëllojshmërinë e formave dhe trajtave, në të cilat paraqitet kjo këngë, e cila e shoqëroi shqiptarin në gaz e hare, por edhe në dhembje e shqetësime shpirtërore. Kënga shqipe njeh një dyzinë emra këngëtarësh të dalluar, të cilët janë bërë të njohur me specifikat e tyre të këndimit. Ata kanë arritur të futen në antologjinë e këngës së kënduar shqipe. Në krye të kësaj antologjie zënë vend meritorë edhe Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Dava Gjergji e Thanas Moraiti,Shaqir Cervadiku…
Kemi marrë në trajtim këndimin e këtyre këngëtarëve për shkak të disa specifikave origjinale të këndimit, po ashtu edhe me qëllim të prezantimit të këngës shqiptare nga vise të ndryshme të atdheut, nga Kosova, si dhe nga veriu dhe jugu i Shqipërisë.Rritja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, sidomos në vitet 70, në kohën e liberalizimit kulturor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, i dha hov zhvillimit dhe emancipimit kombëtar të muzikës shqiptare në vend, e cila po thuajse tërësisht gjeti mbështetje në këngët, që asokohe këndoheshin në Shqipëri, por pa lënë anash as traditën e begatshme dhe të pasur folklorike, që tashmë kishte mbijetuar edhe në Kosovë, sa do që në rrethana represioni sistematik të pushtuesit serbo-malazez. Krijimi i shoqërive kulturore artistike në vitet 70, i dha hov konkurrencës dhe arriti, që për një kohë të shkurtë, të nxjerrë në sipërfaqe talente të mrekullueshëm, të cilët nuk mund të mos ishin nën ndikim të këngëtarëve më të njohur, zëri i të cilëve shpërndahej sidomos nga Radio-Tirana dhe Radio-Kukësi, e më vonë edhe nga Radiotelevizoni i Shqipërisë. Edhe Radio-Prishtina dhe disa radiostacione lokale, sado të censuruara nga redaktorët e muzikës, kishin fituar të drejtën që të emetonin disa nga këngët që këndoheshin në Shqipëri. Në kohën kur në Kosovë nuk mund të flitej për një traditë të organizimit të mirëfilltë autentik kulturor me përmbajtje kombëtare, sepse kishte pengesa të theksuara ideologjike, këngëtarët e mirëfilltë nuk mund të mos ndikoheshin nga kënga e Dervish Shaqës, Fatime Sokolit, Fitnete Rexhës, Xhevdet Hafizit, Naile Hoxhës, Aziz Ndreut, Tomë Nikollës, Vaçe Zelës, Zeliha Sinës e shumë të tjerëve. Pikërisht sepse kjo frymë e re e ndikimit të këngës burimore po shpërndahej hovshëm në tërë Kosovën, në verë të vitit 1981, pas demonstratave të rinisë studentore të Marsit dhe Prillit, filloi të shtrëngohet ashpër censura ideologjike, e cila rezultoi me ndalimin e shumë këngëve, ndalimin edhe të një pjese të literaturës që vinte nga Shqipëria, e cila sipas titistëve kishte indoktrinuar rininë shqiptare, meqë e kishte vetëdijesuar për të kërkuar drejtësi, liri dhe barazi me popujt e tjerë të Jugosllavisë.
Pikërisht në këtë kohë të një segmenti të çoroditjes së këngës shqipe, do ta pushtojnë skenën një varg rapsodësh dhe këngëtarësh popullorë të cilët kishin arritur ta ruanin këngën tonë burimore. Disa nga ata, për këngët e tyre edhe u dënuan, u rrahën dhe u ndëshkuan, por kënga e pastër shqipe, asnjëherë nuk pushoi. Në vitet 70 të shekullit të kaluar tashmë ishte afirmuar një klasë e tërë rapsodësh si: Rizah Bllaca, i cili shquhej për këndimin homerik të këngëve me përmbajtje historike dhe i cili dinte përmendsh me mijëra vargje madje edhe nga “Lahuta e Malcisë” e Gjergj Fishtës, pastaj këngëtarët si: Sefë Mleçani, Avdullah Bellani, Rexhë Kopiliqi, Adil Cena, Selman Haradini, të cilët shquheshin sidomos për këndimin e këngëve historike dhe të trimërisë, Salih e Feriz Krasniqi, shquheshin për melodinë dhe përmbajtjen e pasur të këngëve të ndryshme, Tahir Drenica e Hashim Shala, të cilët po ashtu krijonin edhe këngë të reja, por me shumë devotshmëri i këndonin edhe këngët e traditës. Një timbër të ri këngës shqipe i kishin dhenë edhe disa këngëtarë të njohur nga Dukagjini si Shaqë Avdia, Lan Dobra, Bajrush Doda, Marash Krasniqi, Augustin Ukaj, Hamëz Lokaj e shumë të tjerë. Në fund të viteve ‘80 adhuruesit e këngëve në Kosovë identifikuan në mesin e shumë zërave edhe dy të atillë që premtonin shumë: Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin. Asokohe kishte edhe këngëtarë e këngëtare shumë të njohur si: Nexhmije Pagarusha, Shaqir Cërvadiku, Shuhrete Behluli, Remzie Osmani, Zyle Krasniqi, Emine Hasimi, Shqipe Kastrati e shumë të tjerë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close