Publikuar me datën: Thu, Dec 8th, 2011

KE-ja ndihmon Kosovën për sundim të ligjit

Prishtinë, 8 dhjetor – Komisioni Evropian po do që Kosova të mos dalë keq për sundim të ligjit në Raportin e saj vitin e ardhshëm. Pikërisht në funksion të kësaj ka vendosur ta ndihmojë.

Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë ka prezantuar të mërkurën në një konferencë projektin “Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës”. Përmes këtij projekti të financuar nga Bashkimi Evropian këta dy organizma gjyqësorë në vend do të përfitojnë në disa aspekte.

Udhëheqësi në detyrë i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Khaldoun Sinno, ka thënë se mbështetja ka ardhur si rezultat i gjetjeve të Raportit të Progresit të KE-së këtë vit në Kosovë. “Raporti i progresit i këtij viti kur ka folur për Kosovën ka pasur shumë vërejtje për sundimin e ligjit. Gjyqësori në Kosovë duhet t’i adresojë problemet që janë identifikuar”, ka theksuar Sinno. “Ky projekt është pikërisht në funksion të kësaj”. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për sundimin e ligjit në vend. “Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet që të jenë të pavarur”, ka thënë Sinno. “KE-ja pret shumë prej këtyre dy këshillave dhe sundimit të ligjit”.

Mirënjohjen e tyre për mbështetjen e KE-së e kanë shprehur edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi.

Udhëheqësi i projektit “Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës”, në KE, Jean Jacques Heintz, ka treguar rrafshet në të cilat do të përfitojnë Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. “Objektivat e përgjithshme të projektit janë: zhvillimi dhe fuqizimi i pavarësisë, performancës, profesionalizimit dhe efikasitetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe ngritja e tyre në nivelin evropian”, ka thënë ai. “Ofrimi i mbështetjes strategjike për zhvillimin e kapaciteteve organizative dhe profesionale për përmbushjen e mandatit të tyre, sipas legjislacionit të ri përkatës”.

Sipas Heintzit, komponenti 1 i projektit përfshin mbështetje organizative për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ai ka elaboruar edhe komponentët 2 dhe 3 të projektit. Sipas tij, ato përfshijnë mbështetje për avancimin e sistemit të emërimit dhe vlerësimit si dhe sistemit disiplinor për gjykatës dhe prokurorë. Sipas Heintzit, këta komponentë përfshijnë edhe zhvillimin e një sistemi për vlerësimin e kapaciteteve profesionale të gjykatësve e prokurorëve, duke përfshirë listën e kritereve përkatëse.

Komponenti 4 dhe i fundit i projektit, sipas udhëheqësit të tij, përfshin përmirësimin e qasjes në dokumente ligjore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close