Publikuar me datën: Sun, Dec 19th, 2010

Kauboj te politikës kujdes..Nga Hadi Osmani f.Sllupcan

Kauboj te politikës kujdes..Nga Hadi Osmani f.Sllupcan 2010-12-19 në orën 13:54

Kauboj te politikës kujdes…

Kështu e titullova këtë tekst duke përmbëledhur në të jo vetëm një thirrje për ndërgjegjësim të veprimeve tejet primitive të politikanëve tanë ne Maqedoni, por që paraqet edhe driten e kuqe e cila sinjalizon shenjen STOP për keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni nga këto kauboj te politikës të cilët arritën kulmin e perfomancës së rrugës në ambientet ku duhet të vendoset për pozitën e shqiptarëve,pra në Parlamentin e Maqedonisë.. Çështja shqiptare në Maqedoni kërkon unifikim të faktorit politik ,harmonizimin të qëndrimeve ku janë në pyetje interesat kruciale të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni,duke qenë fleksibil dhe të pergjegjshëm për ngjarjet historike me peshë ndërkombëtare të zgjidhjes definitive të të drejtave të shqiptarëve.Marsel Prust ka thënë “Tash unë e di se nuk di asgjë”-dhe kjo paraqet një realitet të shpifur të kohës, ku kaubojtë vërtitin ruletin dhe në fund ngrejnë duart , thonë amin për ligjet që cënojnë të drejtat shqiptare.Ne nuk kërkojmë hakmarje, as sulme, as edhe hise të tjetër kujt , ne duam atë që na takon sepse kemi ego të fortë dhe kemi besë, në kundërshtim me Gruevskin I cili don të mbush rrugët dhe sheshet me kisha e me përmendore sllave, ndërsa përkul dhe nënçmon kulturën dhe historinë shqiptare.Doktrina e ndjesive është madhe për shqiptarinë, ndaj në në farë mënyrë duhe të dëgjohet zëri i popullit sepse vetëm ky zë na dërgon drejt asaj që I themi liri dhe drejtësi, dhe në këtë rast skemi asgjë primare, faktikisht populli është venitur në pafundësi deri në kohën e fushatave zgjedhore, në atë kohë kur kaubojtë nisin karvanin e tyre për interes dhe politikë të pistë dhe të bujshme me demagogji dhe bestytni të pashoqe. Populli vëzhgon çdo moment të duhur dhe në fund do I plas vreri, mos harroni kaubojë se në luftë ka shumë sfida dhe disfata!
.. Lufta që bëmë per te drejtat tona jetike për të jetuar në trojet tona la pas nje trashegimi të hidhur ku flamuri shqiptar i vënë në rajonet shqiptare për të cilin u derdh shumë gjak,nga pushteti aktual tashme kategorizohet si rajon krize, ku me mijëra shqiptarë ende jetojnë as në qiell as në tokë duke ju mohuar e drejta e
posedimit te dokumenteve te shtetësisë, metodat perfide që anashkalojnë
dukshëm Marrëveshjen e Ohrit dhe shumë probleme sociale që kryesisht e prekin komunitetin shqiptar në Maqedoni.Kjo situatë alarmante me të cilen ballafaqohen sot shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të zgjerojë orekset personale të politikanëve tanë për të përfituar dhe zgjeruar ofiqet e tyre..Bërja e politikës nga politikanët shqiptare në Maqedoni nuk duhet të kuptohet si luks por si vazhdimësi e përpjekjeve të përgjakshme të atyre që flijuan dhe jetën për të përmirësuar situatën e shqiptarëve..Edhe pse sot padeshire si qindra mijera bashkëatdhetarë i përkas komunitetit shqiptar të diasporës në Zvicër,këto ngjarje më ngacmojne plagët ende të pashëruara të luftës,më lëndojnë ndienjat kombëtare ..Prandaj ju bëj thirrje..Kauboj te politikës kujdes…
(Autori jeton dhe vepron ne Zvicerr-Kryeredaktor Radio Mitrovica))

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close