Publikuar me datën: Sun, Jul 17th, 2011

Kasza: Të pranohet humbja e Kosovës

Suboticë, 17 korrik – Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, József Kasza, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin për humbjen e Kosovës, sepse preokupimi i përhershëm me këtë çështje çon në shkatërrim të vendit.

“Marrja e përhershme me çështjen e Kosovës, në vend të ekonomisë, është shkatërrim për Serbinë”, ka thënë Kasza për të përditshmen e Novi Sadit, “Dnevnik”.

“Serbia njëherë duhet të kuptojë se Kosova është humbur, ashtu siç në kohën e vet e kishte kuptuar Hungaria, kur pas Luftës së Parë Botërore kishte humbur dy të tretat e territorit”, ka thënë ai.

Kasza ka vlerësuar se duhet të punohet në mbrojtjen e përmendoreve kulturore dhe historike, si dhe në trashëgiminë e popullit serb në Kosovë, sepse “të gjitha të tjerat kaherë janë vendosur”.

“Natyrisht, respektoj marrëdhëniet sentimentale të serbëve ndaj Kosovës. Hungarezët edhe sot e kësaj dite, njëqind vjet pas marrëveshjes së Trianonit, këtë me vështirësi emocionale e pranojnë. Mirëpo, nëse do të merreshin vetëm me këtë, atëherë Hungaria do të shkatërrohej”, ka thënë Kasza.

Sipas fjalëve të tij, Serbia duhet të kthehet kah zhvillimi ekonomik dhe të kërkojë partnerë në bashkësinë evropiane dhe botërore.

Kasza ka thënë se nuk mund të kuptojë pse Beogradi e pengon Vojvodinën që të realizojë autonominë e gjerë.

“Nuk mund ta kuptojë se Beogradi e pengon këtë, dhe pse edhe më tutje ekziston fama se Vojvodina do secesion. Më në fund Beogradi duhet të kuptojë se vendi i Vojvodinës është në Serbi dhe se Serbia bashkë me Vojvodinën duhet të jenë në Evropë. Kjo është e ardhmja”, ka thënë Kasza.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close