Kapen vrasësit e pesë maqedonasve, ata janë radikalë islamistë

Shkup, 1 maj – Para pak çastesh ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se gjatë një aksioni të policisë janë arrestuar 20 persona, në mesin e tyre edhe vrasësit e pesë personave në Smilkovcë, para dy javëve, raporton shqipmedia.
Sipas Jankullovskes behet fjale për operacion më të ndërlikuar deri më tani që ka pasur Ministria e Punëve të Brendshme. Janë arrestuar 20 persona, bëhet fjalë për grupe radikale islame, që janë stërvitur në Pakistan dhe Afganistan dhe njëkohësisht kanë luftuar kundër NATO-s.
Gjatë bastisjes së shtëpive të tyre janë gjetur sasi të] mëdha armatimi.
Operacioni vazhdon ende.