Publikuar me datën: Wed, Apr 24th, 2013

Kapen autorët e grabitjes së armatosur në Mitrovicë

Hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës të sektorit kundër krimeve të rënda në Mitrovicë, kanë arrestuar dy të dyshuarit e mundshëm në bashkëkryerje të veprës penale të grabitjes, dy ditë pas grabitjes së armatosur.

Rasti i grabitjes është raportuar ditën e diele, 21 prill, 2013, rreth orës 22:35 min, në një bastore sportive, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ndërsa viktima mashkull i përkatësisë etnike shqiptar, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

Në rastin e raportuar të grabitjes, viktimat e rastit, ishin vënë nën kërcënim të dy personave të maskuar dhe të armatosur me armë, pistoletë, duke u detyruar që të shtriheshin për tokë, derisa grabitësit të merrnin me forcë, arkën me rreth 1000 (njëmijë) euro, nga lokali i tyre.

Me të kryer aktin e grabitjes, të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë shtënë, së paku një herë me armë ndërsa janë larguar duke ikur në këmbë, në drejtim të stacionit të autobusëve në Mitrovicë, thuhej në deklaratën e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës, kanë arritur që të gjejnë edhe një xhaketë, e cila besohej se i përkiste njërit prej kryesve të aktit kriminal ndërsa një gëzhojë e plumbit 7.65 mm, është identifikuar gjithashtu si pjesë e provave materiale.

Një xham i një dritareje të një veture civile të parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes, ishte dëmtuar si rezultat i të shtënave nga të dyshuarit në ikje, ndërsa nuk ishte raportuar për të lënduar në njerëz.

Të dyshuarit, E.B. 1992, dhe E.R. 1995, me vendbanim në Mitrovicë, janë arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore për mbajtje, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit, në bashkëveprim, të maskuar dhe të armatosur kanë kryer vepër penale të grabitjes së armatosur.

Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e mbrojtësve të tyre ndërsa nuk kanë mohuar veprën e kryer në bashkëveprim.

Arma, pistoletë, tip “VZOR 7.65 mm”, dhe maskat, të cilat besohet se janë vënë në përdorim gjatë kryerjes së veprës, janë identifikuar dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës si pjesë të provave materiale, gjatë realizimit të bastisjes në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve.

Bazuar në provat dhe deklaratat e siguruara, hetuesit policor kanë iniciuar kallëzim penal ndaj të dyshuarve për bashkëveprim në “Grabitje” sipas nenit 329, paragrafi 3, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close