Publikuar me datën: Tue, Mar 8th, 2011

Kantrimen: Statusi i Kosovës është mbyllur

Washington, 8 mars – Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

“BE-ja e ka ftuar qeverinë e SHBA-së si mysafire të dialogut dhe unë do të jem atje për të përfaqësuar Washingtonin”, citon Radio Evropa e Lirë deklaratën e  Countryman për një grup gazetarësh.

Diplomati amerikan çmoi lart rolin e BE-së, por theksoi se të dyja vendet e kanë tepruar rëndësinë e dialogut, duke mos kursyer kritikat edhe për mediat.

“Politikanët dhe mediat në Beograd dhe Prishtinë po e ekzagjerojnë rëndësinë e dialogut. Është e rëndësishme për të dyja këto shtete që ta lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë”, theksoi Countryman.

“Është dialog dhe jo negociata. Është e mundur që secila palë të ngrejë çdo lloj problematike. Siç e thashë dhe më parë ne besojmë tek zoti Cooper dhe BE-ja që të mbeten të fokusuar në fushat ku mund të shënohet përparim”, pohoi zvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit.

Në këtë kuadër Countryman nënvizoi faktin se ky dialog mes Prishtinës e Beogradit nuk do të ndryshojë statusin e Kosovës.

“Në qëndrimin tonë çështja e statusit është e vendosur, dhe pavarësia e Kosovës është realitet. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e morri vendimin që vetëm konfirmon për ne se statusi i Kosovës nuk mund dhe nuk do të ndryshojë nga ky dialog.”

Megjithatë dialogu do të prekë përcaktimin e statusit pasi ka tema me natyrë praktike që lidhen me shtetësinë e Kosovës.

“Gjatë dialogut nuk mund të thuhet se çështje që kanë të bëjnë me statusin nuk do të ngrihen. E dimë se disa zgjidhje praktike për një numër çështjesh do të prekin statusin”.

“Por për ne statusi i Kosovës është një çështje e mbyllur, që mund të diskutohet, por nuk mund të ndryshojë”, theksoi Countryman.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close