Publikuar me datën: Thu, Apr 21st, 2011

Kandiq: Serbia ka bërë krime në Kosovë, s’mund ta pretendojë më

Prishtinë, 21 prill – Natasha Kandiq po do që të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në vendet e ish-Jugosllavisë, pavarësisht se cilit nacionalitet i përkasin, të mos lejohen që t’i ikin përgjegjësisë së tyre.                                                                                                                                  Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë në Universitetin Amerikan në Prishtinë.                                                                                 Kandiq ka lobuar në favor të idesë së nismës “Komra”, e themeluar në shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë, me qëllim të themelimit të një komisioni ndërshtetëror për vërtetimin e fakteve mbi viktimat dhe rastet më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut të kryera gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë për periudhën 1991-2001.                                                                                 Duke shpalosur idenë për hetimin e krimeve, Kandiq ka thënë se komisioni do të duhej që të detyronte të gjithë ata që kanë kryer krime lufte që të mos ikin nga përgjegjësia e tyre.
“Komisioni duhet të detyrojë të gjithë ata që kanë kryer krime lufte t’i pranojnë ato”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare. “Ky komision që do të përbëhej nga të gjitha shtetet e përfshira në konflikt e duhet të bëjë që padrejtësitë të dalin në pah, kushdo që i ka bërë ato”. Kandiq ka thënë se nuk është e befasuar nga fakti se mediet dhe elita intelektuale serbe nuk debatojnë për krime lufte, por është e shprehur të jetë e habitur me shtetin e ri. “Serbia nuk hap debat, sepse nuk dëshiron të japë shpjegim. Shembulli është ajo që ndodhi para një muaji, kur gjenerali i policisë, Vlastimir Gjorgjeviq, i dënuar për krime lufte, u dënua me 27 vjet burg”, ka theksuar Kandiq. “Por unë befasohem se pse nuk po debatohet në Kosovë”.
Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë fjalës së saj e ka zhveshur Serbinë nga e drejta morale për ta kthyer Kosovën nën autoritetin e saj.
“Secili vend që bën krime, siç ka bërë Serbia, nuk ka të drejtë që të thotë se ende e do territorin e saj të humbur”, ka thënë ajo.
“Kosova ka qenë viktimë evidente e krimeve të luftës nga ana e Serbisë dhe për këtë e kam kuptuar që Kosova nuk mund të jetë pjesë e saj”.
Dialogun Kosovë – Serbi me mbikëqyrje të Bashkimit Evropian, Kandiq ka dashur ta shohë në favor të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.  “Besoj se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të sjellë shumë lehtësira, duke përfshirë edhe mundësinë që ju të udhëtoni pa pasur probleme”, u është drejtuar ajo studentëve të AUK-ut.
“Unë besoj se asnjë mundësi nuk ekziston përpos asaj që të ulemi dhe të bisedojmë mes vete”.
Për dialogun Kosovë-Serbi, drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare e ka pasur edhe një ide tjetër. Ajo ka dashur që edhe të rinjtë të angazhohen në të për të hapur debate të ndryshme. “Ky dialog do të ishte më produktiv sikur rinia e të dyja shteteve të hapte debate të ndryshme dhe të niveleve të ndryshme”, ka thënë ajo.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close