Publikuar me datën: Mon, May 7th, 2012

Kalaja e Lezhës shndërrohet në “motel”!

Njëri prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë është duke u përballur me ndërhyrje të egër restauruese. Kësisoj vlerësojnë ekspertë të fushës së trashëgimisë në Shqipëri, të cilët kanë alarmuar se Kalaja e Lezhës është duke u betonuar dhe duke u tjetërsuar.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri ka vizituar Kalanë, nga ku kanë lëshuar thirrjen për stopimin e punëve, sipas tyre denigruese në këtë monument të trashëgimisë.

Kalaja e Lezhës nga Instituti i Monumenteve në Shqipëri është konsideruar si një projekt rivitalizimi, sipas ekspertëve është një projekt absurd, pasi që aty planifikohet ndërtimi i moteleve brenda territorit të kalasë. Duke iu referuar edhe shembjes së një pjese të murit të kalasë që ka ndodhur këto ditët e fundit, njerëz të kësaj fushe, por edhe intelektualë kanë kërkuar që të ndalet shkatërrimi i vazhdueshëm i këtij monumenti, raportojnë mediet në Tiranë.

Për Artan Lamen, drejtues i Forumit të Trashëgimisë, duhet që gjithsesi të ndalet ndërtimi i moteleve në kala. Sipas tij, një pjesë e planimetrisë në kala tregon se në murin e jashtëm të xhamisë mesjetare të Kalasë së Lezhës, që ka qenë më herët një kishë, do të ndërtohet kompleksi i moteleve.

“Shpresojmë që nuk do të vënë ndonjë krevat gjumi brenda territorit të xhamisë. Thirrja jonë për çdo qytetar normal të këtij vendi në këtë 100-vjetor të pavarësisë është; jo moteleve në Kalanë e Lezhës”, ka thënë Lame.

Ndërhyrjet në kala që njihet si një prej përfaqësueseve më të rëndësishme të historisë së antikitetit dhe mesjetës shqiptare, për ish-drejtorin i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Lorenc Bejko, përbën shkelje të Ligjit për trashëgiminë kulturore dhe të Kartës së Restaurimit.

“Është e papranueshme që të rrimë pa e ngritur zërin ashtu siç është e papranueshme që ky ambient historik të rrënohet e të bëhet sikurse është bërë pjesa jashtë mureve rrethuese të kalasë, plot me ndërtime të paligjshme”, ka thënë Bejko.

Njëri nga aktivistët për mbrojtjen e vendeve turistike dhe të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Auron Tare, ka thënë se është e papranueshme që në kala të ndërtohet një urë prej betoni. Sipas tij, është e tmerrshme që autoritetet shqiptare lejojnë

një urë betoni mbi mure të shekullit IV para Krishtit.

“Për mua është një tmerr i vërtetë për ruajtjen e parqeve historike dhe ruajtjen e autenticitetit të kësaj kështjelle”, ka thënë Tare.

Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe arkitekti Artan Shkreli, për të cilin zgjidhje të tilla janë të papranueshme.

“Hyrja e kalasë së Lezhës është një dramë më vete. Aty u përballëm me një urë betoni që s’kishte asnjë lloj lidhjeje me vlerat e mureve ku ishte vendosur dhe mund të zgjidhej fare mirë duke e ndërtuar në dru”, ka theksuar Shkreli.

Thirrjes për ta ruajtur këtë monument i është bashkuar edhe historiani Pëllumb Xhufi, i cili e ka quajtur skandal idenë e ngritjes së moteleve në kala. Ndërkohë, ambientalisti Xhemal Mato ka theksuar se “të vlerësosh një park do të thotë t’i vlerësosh edhe rrethinat, dhe i gjithë ekosistemi shërben më mirë kështu siç është për ekoturizmin sesa duke ndërtuar një hotel, i cili vetëm sa do ta shkatërrojë dhe do t’ia ulë vlerat kësaj zone”, ka theksuar ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close