Publikuar me datën: Sun, May 22nd, 2011

Kadare i kërkon Lulzim Bashës të tërhiqet

Paris, 22 maj – Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie. Letra vjen në një moment kur Lulzim Basha po fiton Bashkinë e Tiranës në sajë të votave të kontestuara të marra parasysh këto ditët e fundit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, veprim ky që është kundërshtuar me protesta nga PS dhe simpatizantë të opozitës, që pretendojnë se Edi Rama ka fituar në këto zgjedhje.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letren drejtuar Bashës, duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria.
Kadare vlerëson se Basha si politikan dhe si zyrtar është gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili shprehet shkrimtari, jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. “S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi”.
Në letër gjithashtu shkrimtari shprehet se shpreson që mesazhi të lexohet qartë dhe jo politikisht.
“Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”.
Kadare thekson madje dhe pse i është adresuar pikërisht Bashës dhe jo Edi Ramës.
“Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës”.
Shkrimtari që prej vitesh jeton në Paris të Francës mbyll letrën me shpresën se Basha do të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie duke e inkurajuar këtë si gjest që do të nderonte jo vetëm Bashën, por të gjithe shqiptarët.
“Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve”, thuhet në letrën e Kadares.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close