Publikuar me datën: Sat, Jun 4th, 2011

Kacin: Tadiqi po e promovon edhe më shumë Jahjagën

Beograd, 4 qershor – Raportuesi i BE-së për Serbinë, Jellko Kacin thotë se me bojkotimin e tubimeve, presidenti serb Boris Tadiq, në të vërtetë, ndihmon edhe më shumë promovimin e presidentes së Kosovës dhe se i vjen keq për një qëndrim të tillë të Tadiqit.

Në një intervistë dhënë të përditshmes Danas, Kacin tha se nuk e kupton porosinë e Tadiqit dhe se me mospjesëmarrjen e tij në tubimin e Varshavës, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti amerikan Barack Obama, Tadiqi nuk e ka dënuar Obamën, nëse e ka pasur këtë qëllim.

Ai vlerësoi se është porosi e keqe edhe për Poloninë, vend gjatë kryesimit të të cilit me BE-në pritet që Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
“Të merresh me çështjen e Polonisë se a guxon apo jo ajo të ftojë dikë mysafir, është e budallallëk”, tha Kacin.

Tadiqi nuk ka marrë pjesë në samitin e vendeve të Evropës së mesme dhe juglindore, sikundër as në Romë, me rastin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, për arsye se në ato tubime është ftuar edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

I pyetur se çka mendon për ndarjen e mundshme të Kosovës, siç përmendet nga ca zyrtarë serbë në kohë të fundit, Kacin tha se tërësia territoriale nuk do të vihet në pyetje dhe se asnjë shtet i BE-së nuk do të mbështesë aspirata të tilla të Serbisë.

“Serbia duhet ta kuptojë se marrëdhëniet e mira me Kosovën janë në interes jo vetëm të Serbisë si shtet, por edhe në interes të serbëve në Kosovë. Kosova nuk mund të ndahet. Ndarja e Kosovës është edhe ndarje e Serbisë në afat të gjatë”, tha europarlamentari slloven.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close