Publikuar me datën: Tue, Jan 25th, 2011

Ka filluar debati rreth raportit të Martyt për Kosovën

Strasburg, 25 janar – (E plotësuar) Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka nisur diskutimet mbi raportin e senatorit Dick Marty, që akuzon lidershipin e UÇK-së për trafik organesh njerëzore. Gjatë fjalës së tij, Marty ka deklaruar se raportin e tij e ka hartuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të vënë drejtësi për viktimat e këtij trafiku.  “Raporti nuk flet për statusin e Kosovës, nuk flet për marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve dhe për krimet e Millosheviqit. Ai është një raport që flet për shkelje të të drejtave të njeriut. Ka pasur kombe dhe shtete që janë ndjerë të fyer, por këtë unë e kam bërë për të afërmit e viktimave dhe për dënimin e kriminelëve”, ka deklaruar Marty. Më pas ai ka denoncuar eliminimin, sipas tij, të dëshmitarëve që mund të konfirmonin akuzat në raportin e tij. “Dëshmitarë nga pala serbe apo shqiptarë janë zhdukur dhe këto fakte ne nuk mund t’i anashkalojmë”, ka pohuar Marty, duke përfshirë në fjalimin e tij edhe Shqipërinë, ku, sipas tij, kryheshin transplantet e organeve. “Si raporti im ka edhe raporte te BBC dhe EULEX për persona të grabitur dhe të burgosur në kampet e përqendrimit në veri të Shqipërisë. Viktimat kanë qenë serbë, por edhe shqiptarë të Kosovës, që janë konsideruar si tradhtarë për shkak se kanë bashkëpunuar me serbët”, ka shtuar Marty. Ndërkohë, zyrtarë të tjerë evropianë kanë reaguar duke kërkuar nga Marty që t’ia dorëzojë provat dhe dëshmitë e tij autoriteteve hetimore. “Ne duam një hetim ndërkombëtar lidhur me hetimin e akuzave të Dick Marty dhe mbrojtje të dëshmitarëve”, ka deklaruar një zyrtar evropian.

Anëtari i delegacionit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi e quajti raportin e Dick Martyt të ngjyrosur politikisht dhe me motive politike. Tha se në raportin e tij viktima është kthyer në vrasës, kur vrasësit në viktimë. Në rastin konkret, shqiptarët e shumëvuajtur të Kosovës akuzohen për krime, ndonëse pikërisht pse ishin viktima ndodhi ndërhyrja e ndërkombëtare në mbrojtje të tyre. Kosova, shtoi ai është vendi më i mbikëqyrur ndërkombëtarisht dhe si ka mundësi që aty të mos dihej deri më tash se çlirimtarët paskan bërë krime. Ai rikujtoi se edhe vetë ishte një viktimë e një gjenocidi, prandaj e kuptonte mirë situatë. Ai kërkoi që akuzat ose të mbështeteshin me fakte e dëshmi, ose të hidhej raporti poshtë.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka filluar sot debatin rreth raportit të europarlamentarit zviceran, Dick Marty, mbi dyshimet për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë gjatë dhe pas luftës nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht autori i raportit, Dick Marty, arsyetoi shkurtimisht akuzat dhe dyshimet për krimet e UÇK-së dhe hetimet e bëra, të cilat, siç tha, ai duhet të thellohen e konkretizohen nga institucione të pavarura të drejtësisë. Ai tha se ka dëshmi e argumente, ka edhe dëshmitarë të atyre krimeve, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë, siç tha ai, për shkak të rrezikut për jetën e tyre.
Shefa të grupeve parlamentare në vazhdim shfaqën pikëpamjet e tyre rreth raportit, të cilët kryesisht mbështetën atë, por duke theksuar nevojën për hetime plotësuese dhe gjetjen e fakte konkrete mbi pohimet e përfshira në raport. Ata përmendën edhe domosdonë e vënies para drejtësisë të autorëve eventualë të krimeve, që sipas raportit ndodhën në disa kampe në territorin e Shqipërisë ndaj serbëve të zënë robër nga pjesëtarët e UÇK-së.
Raporti do të hidhet në votim në formë të projektrezolutës. Ky proces do të zhvillohet nga ora 15 deri në orën 17.
Gjatë sesionit, Kosova do të përfaqësohet nga Enver Hoxhaj dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Edhe pse ata nuk do të kenë të drejtë të fjalës, është arritur një marrëveshje me Shqipërinë që të ketë një kundërpërgjigje ndaj raportit të Dick Martyt.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close