Publikuar me datën: Sun, May 26th, 2013

JO VETËM BARDHË E ZI . Petrit Menaj

JO VETËM BARDHË E ZI
Opinion
Kam shkruar kohë më parë për perceptimin real që i duhen bërë problemeve të politikës së sotme, jo nga pozita e interesave të ngushta të luftës për pushtet, por të punës, që duhet të bërë në favor të realizimit të interesave nacionale. Mbas shfaqjes shumë herë të këtyre problemet në rrjetet sociale, e shikoj të arsyeshme që në këtë kohë të rëndësishme të kthehem dhe te gazetat e përditshme, për të shprehur dhe unë mendimin tim, krahas mendimeve të analistëve dhe publicistëve të tjerë. Do të kthehem për arsye se shohë, që akoma problemet e realitetit të sotëm nuk shikohen me sy normal e pa emocione, por vetëm bardhë e zi. Shoh që thjesht për një klikim pozitivë apo negativ nga ana ime akoma paragjykohet mendimi im për shkak të bindjeve dhe të mbështetjes, që u kam bërë njerëzve që bënë luftën në vitin 2001 dhe partisë që u krijua mbas luftës prej luftëtarëve, duke më akuzuar dhe padrejtësisht.
Natyrisht që unë nuk dua të paragjykoj dhe të bëjë replikë me ata që paragjykojnë mua, sepse unë realisht nuk jam pjesë as e shkaktimit të problemeve dhe as e zgjidhjes së tyre, por dua të shpreh mendimin tim, për zhvillimet e sotme nga këndi i përparimit të shqiptarëve në Maqedoni, për të cilin shfaqen mendime të ndryshme dhe shpesh shumë kontradiktore.
Fryma kombëtare që u reflektua gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor krijoj mendim se për shqiptarët në Maqedoni ju dha fund dasive, kur bëhet fjalë për interesin kombëtar. Por nuk ndodhi kështu! Frymës kombëtare që u reflektua për fitoren e Kërçovës dhe Strugës ju dha goditja e parë që me pazaret për humbjen e komunës së Dollmenit dhe vazhdon sot me mos gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes këshilltarëve shqiptarë për konstruimin e këshillave të komunave në komunat ku shqiptarët përbëjnë shumicën absolute.
Por absurditeti më i madh është kur kryetari i një partie shqiptare i quan shqiptarët që nuk votuan për partinë e tij tradhtar dhe plehra, gjë që çuditë shumicën, por gjen dhe mbështete nga një pjesë, që është për të çuditur, sesi mund të gjej sadopak mbështetje një çmenduri e tillë mes shqiptarëve, gjë që nuk shkakton gjë tjetër veç përçarjes dhe ndarjes, të cilën e dëshirojnë vetëm antishqiptarët.
Ky fakt që ashiqare fletë vetë për përçarjen, që qarqe të caktuara antishqiptare me ndihmën e agjentëve të vetë kërkojnë të fusin midis nesh, në këtë moment kur u pa se ne po e gjejnë rrugën e bashkimit të kokave e pastaj të tokave, i cili nuk ka nevojë për gjykim. Por dhe fakte të tjera në lidhje me politikën aktuale të shqiptarëve në Maqedoni në lidhje mbështetjen e trendnit e partnerëve tanë strategjik për zgjidhjen e problemeve në Ballkan e të shqiptarëve veçanërisht, duket se gjen mendime kontrakditore, për të cilat ja vlen ti diskutosh dhe që të vendoset pika mbi “I”.
Siç duket problemi i integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO është problemi më akut i zhvillimit të saj si shtet, sepse pa këtë nuk mund të ketë as ekonomi e as prodhim, për të cilën ulërihet kudo. Por ky moment nuk ka sesi kapërcehet ndryshe nga shqiptarët në Maqedoni përveçse me negociata dhe me ngritje zëri, e aq më shumë kur krahu maqedonas mendon se ata e kanë bërë punën e tyre, por të tjerët nuk duan.
Vizita e z Ali Ahmeti në SHBA, si dhe puna intensive që bëhet prej BDI-së shikohen me sy të ndryshëm, për të cilën komentohet në mënyra të ndryshme, sipas interesave me tendencë politizimin e problemit, për ta quajtur atë një demagogji, sepse “gjoja” për fatin e Maqedonisë vendosin vetëm maqedonasit, e shqiptarët nuk kanë gjë në duar. Por nuk duhet menduar e as duhet folur kështu. Shqiptarët nuk mund të vendosim për maqedonasit, por do vendosin për vete sepse nuk janë pakicë, por autokton në trojet tyre. Por dhe maqedonasve u ka ikur koha, për të vendosur për shqiptarët.
Pikërisht këtu fle lepuri i punëve të BDI dhe i Ali Ahmetit: O bashk në Evropën e bashkuar dhe NATO e të barabartë, o secili në rrugën dhe në punën e vet. Ka ardhur koha kur askush nuk mund ti bëhet barrë më njeri-tjetrit, secili popull, si ai maqedonas dhe ai shqiptarë kanë identitetin, gjuhën, por kanë dhe truallin e vet ku kanë jetuar me mira shekuj. Këtë tapi mund ta mbajnë bashkë, por dhe mund ta ndajnë në se nuk do merren vesh si deri më sot. Por kjo duhet kuptuar mirë, sepse për ndarje tapish vazhdimisht është folur. Edhe në vitin 2001 u kërkua hapur, por dihet pse nuk u pranua, por dhe sot duhet të kuptohet pse i largohemi asaj pune!
I gjithë ky është problemi. Ky është problemi dhe për krahun tjetër,maqedonasit por jo vetëm me ne por dhe i atyre me grekët, bullgarët, serbët. Këtu është problemi këtu duhet kërkuar dhe zgjidhja të cilën jo të gjithë e dëshirojnë, për arsye të mos përputhjes së interesave të çastit, por më shumë atyre gjeostrategjike. Për shqiptarët problemet janë pastër. Kjo gjë i shqetëson maqedonasit dhe shërbëtorë e tyre në mesin e shqiptarëve të cilët tendencave për të ndarë shapin nga sheqeri i quajnë demagogji. Por jo puna e BDI-së dhe z Ali Ahmetit është kjo: -O bashkë në një shtet si të barabartë, si në detyra edhe në të drejta dhe në BE e NATO, o secili në drejtimin e vet. Për këtë nuk bërtitet, kjo duket mes rreshtave, duket në tërë veprimtarinë e politikës së shqiptarëve në Ballkan, ne nuk duhet të shkaktojmë problemin, problemin po e shkaktojnë ata që nuk duan të zgjidhet problemi, ata që na kanë bërë zullume ndaj shqiptarëve. Dhe zullumi do të këputet shumë shpejt. Koha punon për shqiptarët, por gjërat duhet ti shohim jo bardhë e zi, por sipas ngjyrave reale, sepse në politikë ka shumë gjëra!… Fiton ai që di ta bëjë atë me mençuri dhe largpamësi.
Petrit Mënaj

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close