Publikuar me datën: Mon, Aug 9th, 2010

Jeremiqi: Përkrahja për Serbinë në kufi të të pamundurës

Beograd, 9 gusht – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar sot se përpjekja e Serbisë për të siguruar përkrahje për rezolutën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve, duke pasur parasysh rezistimet, kufizohet me misionin e pamundur, por se do të bëjë gjithçka për të bindur anëtaret e organizatës botërore për qëndrimet e Serbisë.

Delegacioni i Serbisë, me Jeremiqin në krye, gjatë javës së kaluar në New York ka bërë mbi 40 konsultime me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të KB-ve, me qëllim që numri i shteteve që do të mund ta njihnin pavarësinë e Kosovës të jetë sa më i vogël, me gjithë presionet e kryeqyteteve me ndikim më të madh në botë, shkruan e Blici i Beogradit

Pos kundërshtimit të mendimit këshillëdhënës të GJND-së, delegacioni serb ka folur me bashkëbiseduesit edhe për rezolutën e paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, ka thënë Jeremiqi.

“Duke pasur parasysh se me çfarë rezistence po ballafaqohemi, nuk është e vështirë të vihet në përfundim se misioni ynë kufizohet me të pamundurën. Por, nuk do t’i lejojmë vetes që të mos bëjmë edhe përpjekjet më të mëdha, të mos shfrytëzojmë çdo mjet diplomatik, të mos arrijmë deri te secili që është i gatshëm të na dëgjojë dhe të përpiqemi që me forcën e argumenteve politike ta bindim se kemi të drejtë në qëndrimet tona”.

“Duhet të ruajmë qetësinë, të jemi sistematikë dhe të shmangim konfrontimet direkte dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që të mos ndodhë vala masive e njohjeve të Kosovës, të cilat Prishtina i ka paralajmëruar para dy javësh”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

“Duke pasur parasysh gjasat e vogla, çdo rezultat që do ta arrijmë do të pranohet si dëshmi e qëndrueshmërisë sonë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe andaj për këtë arsye edhe ka kuptim që ne të përkrahemi”, ka thënë Jeremiq.  

Ai në fund ka shtuar se temë e vetme me të cilën do të merret Asambleja e Përgjithshme e KB-ve do të jetë mendimi këshillëdhënës i GJND-së, pasi pikërisht Asambleja e Përgjithshme e ka kërkuar mendimin e tillë.

Paraqitja jonë në Asamblenë e Përgjithshme, çfarëdo që të jetë rezultati i votimit, në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë pozicionin tonë në Këshillin e Sigurimit. Përkundrazi, mundet vetëm ta forcojë”, ka theksuar Jeremiqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close