Publikuar me datën: Sat, Mar 19th, 2011

Jakup Krasniqi shpallet ambasador i paqes

Prishtinë, 19 mars – Kryekuvendarit të Kosovës i është dhënë të premten titulli “Ambasador i paqes”. Këtë titull kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ia ka dhënë presidenti i Federatës Universale të Paqes për Evropën, Yong Cheol Song, i cili e ka vizituar Krasniqin së bashku me një delegacion të ambasadorëve të paqes.
Kjo është bërë e ditur në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në të cilën thuhet se “Yong Cheol Song, gjatë këtij takimi i dhuroi kryekuvendarit Krasniqi diplomën e anëtarësimit në Federatën Universale të Paqes, përkatësisht  iu dha titulli  ‘Ambasador i paqes’”. Më tej thuhet se presidenti Yong Cheol Song e ka çmuar angazhimin e legjislativit në integrimin e minoriteteve në këtë institucion.
“Yong Cheol Song theksoi se Parlamenti i Kosovës është shembull i shkëlqyer sesi trajtohen minoritetet. Megjithëse është institucion i ri, Parlamenti i Kosovës është shembull i parlamentit modern dhe i demokracisë”, citohet të ketë thënë presidenti Yong Cheol Song.
Ky i fundit, sipas komunikatës, thuhet se e ka njoftuar kryeparlamentarin Krasniqi se ai personalisht është duke u angazhuar që ta promovojë shtetin e Kosovës nëpër botë. Krasniqi ka pritur të premten edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff. Po përmes komunikatës të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës ceket se Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Ndërsa bëhet me dije se kryekuvendari Krasniqi e ka siguruar diplomatin britanik se do të angazhohet që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, e në veçanti ndërmjet parlamenteve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close