Publikuar me datën: Wed, Mar 6th, 2013

Jahjaga, Thaçi e Lushtaku, nuk shkojnë në familjen Jashari

Prej delegacioneve të shumta qe kanë bërë homazhe në Prekaz, të mërkurën, vetëm delegacionet të cilave iu kanë prirë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk kanë qëndruar edhe në Kullën e Jasharëve.

Mirëpo, kjo nuk i ka shqetësuar pasardhësit e kësaj familje legjendare. Murat Jashari, përfaqësues i saj, i pyetur për këtë, fillimisht ka cituar një thënie të rilindësit, Sami Frashëri, i cili kishte thënë se “e vlerësoi individin, por e parapëlqej kolektivin”.

“Mund mos ta ndiejnë të nevojshme për të qenë prezentë në familjen tonë dhe ajo është e drejt e tyre”, ka thënë Jashari, i cili mandej ka treguar se detyrë e familjes Jashari është që të respektojmë dhe çmojmë institucionet e vendit që burojnë nga kushtetuta e cila rrënjët i ka në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Arsyet konkrete nuk i dimë, ne jemi qenie njerëzore dhe nganjëherë mund të jemi të kompleksuar, nganjëherë nënvetëdija e provokon vetëdijen për të marrë vendime të ndryshme, por përgjigjen më të saktë mund t’ua japin presidentja dhe kryeministri.

Zëdhënësi i Jasharëve, mandej ka rikujtuar se besimi i familjes është të Krijuesi dhe të populli, të cilat kanë qenë ato qe ju kanë dhënë shpresë me mendua e jetua, dhe vetëm kjo ka rëndësi pasi, siç tha, politikanët shkojnë e vijnë, kurse populli mbetët këtu, e ne jemi pjesë e popullit.

Jashari ka mohuar se veprimet e tilla i kanë “hatruar” apo ua kanë prishur kremtimin Epopesë së UÇK-së. “Kuptim vizitave në Prekaz çdoherë u ka jep populli, kështu qe nuk e prish as besimin tonë për të ardhmen, as imazhin e Epopesë dhe të manifestimeve të marsit, por kjo le të mbetët në mendjen dhe ndërgjegjen e secilit”, ka thënë  në fund të prononcimit të tij për medie, prof Murat Jashari.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close