Publikuar me datën: Wed, Jul 18th, 2012

Jahjaga i kërkoi BE-së monitorimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy tha sot se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës. Këto komente, Rompuy i bëri në konferencën e përbashkët për media, me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë në Bruksel, raporton RTK. Jahjaga shprehu pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të zhvilluar deri më tani, ndërsa kërkoi nga BE-ja që të gjejë mekanizma për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Këtë mesazh dha nga Brukseli presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili në konferencën e përbashkët për media, me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se progresi në veri të Kosovës arrihet vetëm përmes dialogut.

“Palët duhet gjithashtu t’u adresohen çështjeve në veri të Kosovës, për të mirën e qytetarëve që jetojnë atje. Unë mbetem i bindur se gjithsesi vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë mënyra më e mirë për të arritur këtë progres dhe për të siguruar një stabilitet të mëtutjeshëm dhe zhvillim të mëtutjeshëm në rajon”, tha Rompuy.

Ai tha se në dialogun e zhvilluar deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, janë arritur rezultate të prekshme, mirëpo sfidë vazhdon te mbetet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Presidentja Atifete Jahjaga, nga ana tjetër, kërkoi nga BE-ja që të bëjë më shumë për zbatimin e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe ne kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian që të gjejnë mekanizmat për të monitoruar dhe garantuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Jahjaga.

Ajo tha më tej se Kosova pret që Serbia t’i normalizojë marrëdhëniet fqinjësore me Kosovën, ngase ky është një faktor paqeje që do të ndikojë drejtpërdrejt në eliminimin e strukturave kriminale që vazhdojnë ta mbajnë peng integrimin e tri komunave veriore të Kosovës. Jahjaga tha se institucionet e Kosovës po vazhdojnë me përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave.

“Të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të përmbushur të gjitha obligimet dhe të përshpejtojnë të gjitha procedurat që dalin nga ato”, tha Jahjaga.

Presidenti i BE-së, Herman Von Rompuy shprehu përkushtimin e BE-së për perspektiven evropiane të Kosovës, përderisa shtoi se do të vazhdohet me prezencë edhe më të fuqishme të EULEX-it në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close