Publikuar me datën: Mon, Jul 30th, 2012

Ja Pse i dashuri i Gentës gjendet në arrest shtëpie

Emiliano Shehaj, duket se përveçse me futbollin dhe historinë e dashurisë me Gentën, ka provuar të jetë pjesë e faqeve të gazetave edhe përmes një ngjarjeje jo fort të këndshme që i ka ndodhur së fundmi. Disa muaj më parë, faqet e kronikës raportuan për një aksident të ndodhur në Gjirokastër, si pasojë e të cilit mbeti e vdekur një 20- vjeçare. Automjeti drejtohej nga Emiliano, i cili si pasojë e kësaj sot vuan arrestin shtëpiak. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj në aksin Gjirokastër- Tepelenë në zonën e ndërmjetme mes qytetit të Gjirokastrës dhe Parkut Natyror të Viroit. Automjeti i tipit BMW, që drejtohej nga Emiliano Shehaj nga Gjirokastra, si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar, është përplasur me kufizimet anësore të një njësie të tregtimit të drurëve industrialë.

Drejtimi i lëvizjes së automjetit ishte nga Parku i Viroit në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se kanë qenë dy automjete të cilat kanë ndjekur njëra-tjetrën në parakalim me shpejtësi skëterrë. Ndërkohë që drejtuesit e automjeteve të tjera që kanë qenë në të njëjtin vektor lëvizjeje kanë liruar krahun gati të alarmuar nga shpejtësia e automjeteve. Gjithashtu vështirësi ka ndjerë dhe një autobus i linjës së udhëtarëve që kthehej nga Athina. Drejtuesi i autobusit në përpjekje për të shmangur përplasjen fatale e ka nxjerrë atë me të 40 pasagjerët në bord, në kufijtë skajorë të rrugës nacionale duke fituar përshëndetjet e pasagjerëve që udhëtonin me të. Sipas burimeve mësohet se të rinjtë që udhëtonin me këto automjete, kanë kaluar paraditen e së shtunës në ambientet që afrojnë lokalet buzë liqenit të Viroit rreth 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës.

Por, duket se fundjava e programuar për momente relaksi ka përfunduar nën kornizat e tragjikes për studenten e cila ndodhej në bordin e automjetit e cila u përplas me bordurën. Nga përplasja e fortë, 20-vjeçarja me inicialet R.S. ka mbetur e vdekur në vend. Automjeti është shpërbërë tërësisht nga përplasja e fortë që ka pësuar. Ka qenë ky lajmi që kanë raportuar mediat vendase disa muaj më parë. Gjithsesi portreti i Emilianos është zbuluar vetëm së fundmi si pasojë e historisë rozë që flitet të ketë nisur mes tij dhe Gentës, banores simpatike të “BB5”, histori kjo të cilën ai e ka mohuar me të madhe gjatë një interviste për “Summer Pages”. Lidhur me këtë histori Genta është shprehur se një mik i përbashkët ka qenë ai që i ka shkatërruar lidhjen.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close