Ja për çfarë po iu kërkon llogari Linda Morina, Labit dhe Big Mames?

E ftuan, e xhiruan, por nuk e transmetuan pjesën ku ajo shihej duke vallëzuar dhe kënduar!
Për këtë Linda Morina, po kërkon përgjigje nga prezantuesit e rtv21, Labinot Gashi, i cili tashmë është larguar, dhe Big Mames, shkruan Magazina.al.
Ani pse e ftuar që të jetë pjesë e xhirimeve për Vitin e Ri, ata në televizion nuk i shfaqen pjesët ku Linda kishte bërë një vallëzim. Kjo gjë padyshim nuk i ka pëlqyer asaj, e cila edhe pse ka kaluar një muaj, ajo po kërkon llogari.
Kujtojmë që kjo gjë u fol shumë, u tha që me praninë e Lindës në emision nuk ishin të kënaqur disa këngëtar të tjerë.