Publikuar me datën: Mon, Aug 9th, 2010

Ivanov merr pjesë në manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit, Gruevski mendohet

Shkup, 9 gusht – Edhe pas nëntë vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për dallim nga liderët e tjerë politikë, kryeministri Nikolla Gruevski ende nuk ka marrë pjesë në rastet e manifestimi të kësaj datë historike, e cila ndërpreu konfliktin e armatosur mes forcave policore dhe UÇK-së. Deri tani kryeministri Gruevski s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen as në manifestimin e këtij viti, ndërsa për dallim nga ai, presidenti Gjorge Ivanov do të marrë pjesë. Organizatore, sikur vitet e tjera, edhe sivjet është Qeveria, e cila ka bërë ftesa për të gjithë kreun shtetëror, aktorët politikë në Maqedoni, korin diplomatik dhe figura të tjera.  
Zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha thotë se kryeministri Gruevski ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë manifestim të përvjetorit të nëntë të Marrëveshjes së Ohrit. “Akoma nuk e ka konfirmuar, ka ende kohë për konfirmim, por nuk dihet. Një pjesë e të ftuarve e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, si ambasadori i SHBA-së, Filip Ryker, presidenti Gjorge Ivanov, përfaqësues të partive politike, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë”, thotë zëdhënësi Hoxha.  Disa parti politike do të përfaqësohen nga liderët partiakë, ndërsa disa nga nivelet më të ulëta, kurse disa do të bojkotojnë këtë manifestim.
Demokracia e Re e Imer Selmanit do të përfaqësohet nga vetë lideri Selmani me zyrtarë të tjerë partiakë. Shefi i kabinetit të Selmanit, Visar Ramadani, thotë se si subjekt politik do të marrim pjesë me çka do të dëshmojmë se jemi mbështetës të Marrëveshjes së Ohrit.
“Demokracia e Re ka marrë ftesë për kremtimin e nëntëvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe delegacioni i lartë i partisë, i udhëhequr nga kryetari Selmani do të jetë pjesë e manifestimit. DR vlerëson se Marrëveshja e Ohrit edhe më tej është aktuale dhe paraqet bazë të mirë për ndërtimin e raporteve të qëndrueshme ndëretnike dhe për zhvillimin e shtetit multietnik”, thotë Visar Ramadani. Ndërkohë nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk deshën të prononcohen publikisht në tentativat tona për të marrë qëndrim se do të marrin pjesë ose jo në këtë përvjetor. Por, siç dihet, kohë më parë zyrtarët më të lartë të kësaj partie Marrëveshjen e Ohrit e kanë shpallur si të vdekshme dhe jo funksionale, dhe si alternativë ofruan një marrëveshje të re politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, si dy popuj më të mëdhenj në vend.    
Partia opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, do të përfaqësohet në nivel më të ulët të nënkryetarit të partisë, pasi që kryetari i kësaj partie, Branko Cërvenkovski, ndodhet në pushim jashtë vendit. “Kryetari i partisë, Branko Cërvenkovski, është në pushim vjetor jashtë vendit dhe për këtë qëllim nuk do të marrë pjesë. Në këtë manifestim delegacionin e LSDM-së do ta përfaqësoj unë”, thotë nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.
Me rastin e kremtimit të nëntëvjetorit do të organizohet edhe tribunë shkencore, ku do të debatojnë për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit.  
Në prag të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit ambasadori i OSBE-së në Shkup, Hoze Luis Herero, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit u tregua instrumenti më i mirë për stabilitetin e vendit. “Mendoj se është shumë e rëndësishme të themi se marrëveshja siguroi paqen dhe stabilitetin në vitin 2001. Kjo marrëveshje ishte instrumenti bazë në atë kohë që të arrihej kompromisi, që ishte e vështirë”, deklaroi Herero. Sipas tij, nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni është shënuar progres në shumë fusha, porse mbesin akoma probleme që duhet zgjidhur. “Situata nuk është perfekte, akoma ka mjaft probleme por, sidoqoftë, është më mirë se më parë. Kemi një Qeveri koalicioni, e cila ballafaqohet me disa probleme të caktuara, por sidoqoftë është qeveri koalicioni. Kemi Ligjin e gjuhëve, kemi një sistem arsimor i cili garanton të drejtat e të gjitha bashkësive. Dua të them se prej vitit 2001 është shënuar një sukses i madh në shumë fusha”, ka deklaruar Herero për Radion Evropa e Lirë.
Në prag të shënimit të përvjetorit të nëntë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO) analistët vazhdojnë ta quajnë atë si marrëveshje të dështuar dhe që has në ngecje e sipër. Analisti politik, Mersel Bilalli, thotë se viteve të fundit Marrëveshja e Ohrit ka hasur në ngecje, sidomos në sektorin ekonomik dhe atë kulturor. ”Objektivisht vitet e fundit kemi ngecje në realizimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Kjo argumentohet me tentativën e Qeverisë dhe të kryeministrit aktual, që për hir të politikave ditore dhe marketingjeve të partisë së tij, të insistojë në margjinalizimin e sektorit shqiptar, sidomos në segmentin kulturor dhe ekonomik. Shumë biznesmenë shqiptarë nuk janë të barabartë me subjekte të tjera dhe hasim në shumë shkelje të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë e tregut, që nënkupton pjesëmarrje jo të barabartë të të gjitha subjekteve në tregun e hapur”, pohon Bilalli.
Madje segmenti ekonomik dhe ai kulturor për Bilallin kanë filluar të reflektohen në atë të psikologjisë kolektive. ”Këto segmente po reflektohen në segmentet e psikologjisë kolektive të popullatës shqiptare, e cila vazhdimisht ndihet e diskriminuar. Shkupi 2014, është shembull eklatant i shkeljes së barazisë së popullatës në Maqedoni dhe tentativë e reflektimit të popullit sipëror. Definitivisht, favorizimi i popullit shqiptar duhet të fillojë të profesionalizohet pas ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë”, thotë Billali.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close