Publikuar me datën: Mon, Jun 6th, 2011

Ish partnerët e koalicionit sërish fitues

Shkup, 6 qershor – VMRO-DPMNE ka shënuar epërsi te kampi politik maqedonas, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim te kampi politik shqiptar, ka kumtuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Boris Kondarko, pak pas mesnate, pas azhurnimit të rezultateve nga 98 për qind e vendvotimeve.

Edhe asociacioni qytetar \”Most\”, i cili vëzhgoi zgjedhjet, ka publikuar rezultatet e para preliminare duke nxjerrë numrat e deputetëve.

Sipas këtyre të dhënave të para, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO DPMNE, ka fituar 53 deputetë, Lidhja Social-Demokrate ka fituar 43 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 14 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 8 deputetë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare 2 deputetë, njofton REL.

Gruevski shpall fitoren…Liderët e partive opozitare, menjëherë pas shpalljes së këtyre rezultateve, kanë uruar fitoren e kundërshtarëve politikë, duke u zotuar se interesat e qytetarëve do t’i mbrojnë duke vepruar si opozitë e fuqishme.

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në këto zgjedhje, tha se është i kënaqur nga rezultati, pasi partia e tij ka dyfishuar numrin e deputetëve. Kjo, siç u shpreh Cërvenkoski, e bën jokomod kolltukun e kryeministrit me një opozitë të fuqishme.

\”Beteja do të vazhdojë. Nëse keni parë se çfarë mund të bëjmë me 18 deputetë, mund të paramendoni se çfarë do të bëjmë me 43 deputetë\”, deklaroi Cërvenkovski, duke shtuar se LSDM-ja nuk do të ndalet. “Koha e kësaj partie po vjen”, tha Cërvenkovski.

Edhe kandidatja e nominuar për kryeministre në rast të fitores së opozitës, Radmilla Sheqerinska, tha se skena politike në Maqedoni ka pësuar ndryshime dhe se pushteti nuk mund të sillet sikur Zot, siç bëri deri tani.

Ali Ahmeti\”Dëshiroj t`ia uroj fitoren konkurrentit tonë politik VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se kjo është një fitore e Piros\”, deklaroi Sheqerinska.

Ndërkaq, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, nga Tetova uroi oponentin e tij politik, Ali Ahmetin.

“E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren e partisë së tij. Bashkë me partnerin e koalicionit, u takon ta formojnë Qeverinë e Apokalipsit për këtë shtet”, tha Thaçi, duke nënvizuar se kjo fitore është arritur me shumë parregullsi në disa vendbanime, si: Zajaz, Osllomej dhe zona të tjera.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se fitorja u takon të gjithë shqiptarëve, sepse, sipas tij, ata dëshmuan se dinë të votojnë sipas standardeve të vendeve më demokratike të Bashkimit Evropian.

“Është përgjegjësi shumë e madhe për të jetësuar, për t`u dalë zot të gjitha atyre projekteve, të cilat ne i kemi paraqitur në platformën tonë. Por, jam shumë i sigurt se me kuadrin që disponojmë, do të arrijmë të dalim faqebardhë para atyre që na besuan votën. Ky besim nuk është i vogël, ngase kalon mbi 60 për qind të elektoratit shqiptar”, u shpreh Ahmeti.

Për kryeministrin Nikollla Gruevski, fitorja e VMRO-DPMNE-së është fitore e dyfishtë, ngase në kushte të krizës ekonomike dhe bllokimit permanent të fqinjit jugor gjatë procesit të integrimit, u dëshmua se qytetarët i besojnë politikës së saj.

“Gjatë këtij mandati, vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë procesit të integrimit dhe krijimit të mirëqenies ekonomike përmes thithjes së investimeve të huaja”, deklaroi Nikolla Gruevski, njëherësh kryeministër i Maqedonisë.

Nga partitë më të vogla maqedonase, asnjëra nuk ka siguruar ulëse në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa në kampin politik shqiptar vetëm Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit, e cila për herë të parë garon në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë dy deputetë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close