Publikuar me datën: Mon, Jan 3rd, 2011

Isa porosit Thaçin: Veç me LDK-në e fiton Prishtinën

Prishtinë, 3 janar – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e sheh zgjidhjen e vetme të situatës që lanë pas zgjedhjet e 12 dhjetorit, të cilat janë vënë në dyshim nga mjaft subjekte politike por edhe nga shoqëria civile, vetëm me anë të rivotimit në të gjithë Kosovën. Duke folur në një intervistë për “Alsat”, kreu i LDK-së ka vënë në dukje se nuk ka gjasa për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm edhe pas rivotimit të pjesshëm më 9 janar.
“Është një marrëveshje mes subjekteve politike për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve në fund të vitit, dhe për konstituimin e organeve të cilat përkohësisht do ta qeverisin Kosovën deri në atë periudhë”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tha se përgjegjësi kryesor për qeverisjen e keqe është kryeministri i dorëhequr, Hashim Thaçi. Ky i fundit, sipas tij, duhet të japë përgjegjësi para qytetarëve pse Kosova mban vendin e parë për korrupsion, për shtet joligjor dhe për vota të vjedhura si në Afganistan.
Kreu i LDK-së i është përgjigjur Thaçit edhe në lidhje me garën për Prishtinën, të cilën  “Thaçi dhe partia e tij nuk do ta fitojnë kurrë”.
“Ai mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së. Nëse ai hyn në partinë tonë, atëherë partia jonë do të jetë fituese dhe Hashim Thaçi si anëtar i LDK-së, përndryshe nuk do të ketë asnjë shans”, tha Mustafa.
Kreu i LDK-së ka akuzuar PDK-në për vjedhjen e votave, ndërsa është shprehur i vendosur t’i shkojë deri në fund betejës për të mos lejuar, siç shprehet ai, që Kosova që qeveriset me vota të vjedhura.
Kreu i LDK-së, vazhdon të këmbëngul në idenë krijimit një qeverie teknike e cila do të dërgonte vendin deri në zgjedhjet e reja parlamentare që, sipas tij, do të duhej të mbaheshin në shtator të vitit të ardhshëm. Përndryshe ai thotë se institucionet nuk do të kenë kurrfarë legjitimiteti nëse ato ndërtohen mbi bazën e votave të manipuluara më 12 dhjetor.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close