Publikuar me datën: Thu, Dec 9th, 2010

Isa Mustafa nuk përjashton koalicionin me Vetëvendosjen

Tiranë, 9 dhjetor   – Në takimin e dytë të ciklit të emisoneve “Kosova Zgjedh”, në Top Channel ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili shpalosi programin politiko ekonomik të partisë së tij, program me të cilin LDK pretendon të marrë qeverisjen e Kosovës më 12 dhjetor. Fillimisht lideri i LDK së foli situatën pas zgjedhjeve të 12 dhjetori ku në rast se vota në këtë ditë shpall LDK në fituese emri i kryeministrit do të zgjidhej nga strukturat e partisë. Pyetjes se nëse pas zgjedhjeve do të merrte postin e kryeministri ai iu përgjigj: “Këtë çështje do ta zgjidhim brenda LDK dhe nëse dalim në një mendim të përbashkët se unë duhet të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës unë atë do ta bëj. Njëherë të fitojmë zgjedhjet e pastaj të vendosim se kush do të qeverisë”, tha Mustafa. Ai premtoi një qeverisje gjithëpërfshirëse, nën shembullin e qeverisjes së Prishtinës, madje edhe më të mirë.
“Qeverisja duhet të jetë më e mirë se sa modeli i Prishtinës. Ka vështirësi në trajtimin e problemeve pronësore dhe të menaxhimit të kompanive publike”, deklaroi Mustafa. Kreu i LDK së më tej theksoi se asnjë prej personave që kanë mbajtur postin e ish ministrave gjatë koalicionit me PDK në dhe që aktualisht janë kandidatë për deputetë të LDK së, nuk do të jenë pjesë përbërëse e kabinetit të ri. Mustafa përjashtoi kategorikisht koalicionin me PDK duke preferuar qëndrimin në opozitë. Ky koalicion sipas tij do të ripërsëriste gabimet e mëparshme.
Mustafa tha se përsa i përket qeverisjes nevojiten ndryshime thelbësore ku në qeveri të përfshihen figura të pastra e të aftë për t’u ballafaquar me vështirësitë e sfidat e zhvillimit ekonomik e integrimit europian. “Të gjithë personat që do të jenë në qeveri nuk do të kenë mundësi të merren me biznes dhe do të përpiqemi që në administratë mos kemi nepotizëm”, u shpreh Mustafa. Isa Mustafa u shpreh se në listën e LDK së 70 për qind e personave janë njerëz që nuk kanë qenë më parë deputetë e të përzgjedhur me kujdes. Përsa i përket koalicionit paszgjedhor Mustafa pasi përjashtoi PDK-në, u shpreh se partia e tij ka pasur qasje me AAK-në. Por gjithsesi, ai tha se gjithçka mbetet për t’u diskutuar pas 12 dhjetorit. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni edhe me lëvizjen Vetëvendosje me të cilën tha ai duhet të diskutohet çështja e programit. Ai tha se do të preferonte një koalicion me bazë të gjerë, qeverisje të qëndrueshme dhe kontroll të njerëzve qeverisës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close