Interi nuk heq dorë nga Behrami

Skuadra e Interit nuk e ka ndërmend të dorëzohet derisa ta transferojë mesfushorin kosovar të Napolit, Valon Behrami, shkruan “ilsussidiario.net”. “Trajneri Mazzarri e do me çdo kusht Behramin në skuadër, pasi e vlerëson si lojtar mjaftë të vlefshëm. Për këtë e ka njoftuar edhe presidentin e klubit të Interit, Massimo Morattin”.
Behrami 28-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2017. Napoli nën drejtimin e trajnerit Walter Mazzarri doli nënkampion i Italisë dhe ediconin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve. Behrami u vlerësua lartë nga trajneri Mazzarri, për sa kohë ky i fundit ishte pjesë e Napolit.