Publikuar me datën: Wed, Mar 9th, 2011

Interesa të ndryshme nga dialogu

Prishtinë, 9 mars – Interesat e Beogradit, të cilat autoritetet serbe synojnë t’i realizojnë përmes dialogut me palën kosovare, mund të përmbushen më herët sesa ato që Prishtina shpreson t’i nxjerrë nga ky proces, vlerësojnë analistët dhe njohësit e integrimeve evropiane në të dyja vendet, raporton Radio Evropa e Lirë. Ata theksojnë rëndësinë për një politikë më të vendosur të Bashkimit Evropian në këtë proces, i cili, sipas tyre, hyn në radhën e çështjeve që kanë mbajtur peng integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Me gjithë mospajtimet ndërmjet të institucioneve kosovare, gjatë së martës filloi dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dialog i cili në Bruksel vlerësohet të jetë një mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve mes palëve me qëllim të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, njohësit e rrethanave politike dhe të integrimeve evropiane në Kosovë e Serbi, flasin për pozicione dhe interesa të ndryshme të të dy vendeve në drejtim të integrimit në BE.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht përgatitjeve që mund t’i ketë bërë delegacioni kosovar, pozicioni aktual i Prishtinës zyrtare është më i dobët në këtë fazë.

E kundërta, thotë Biserko, vlen për shtetin serb, i cili përmes dialogut synon ta përfitojë statusin e vendit kandidat për të hyrë në BE.

Sonja Biserko
“Beogradi po përpiqet ta paraqesë veten si një partner fleksibil dhe të hapur në këtë dialog, në radhë të parë, sepse Beogradi është shumë i varur nga këto zhvillime, për shkak të statusit eventual të vendit kandidat, të cilin shpreson ta marrë deri në fund të këtij viti. Kjo është shumë relevante për qeverinë aktuale, sepse ajo e sheh këtë si argument të rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Biserko.

Autoritetet kosovare shfaqin shpresën që, përmes dialogut, të arrijnë te njohja nga Serbia, por përveç mungesës që të njihet si palë e barabartë nga shteti serb, Kosova po hyn në dialog edhe pa u njohur nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Eksperti për çështje të integrimeve, Shenoll Muharremi, numëron tri qëllime të dialogut. Ai thotë se është në interesin e Bashkimit Evropian dhe politikës së tij të jashtme që dialogu të ketë sukses në terren – gjë që, sipas tij, ka munguar në çështje të tjera ndërkombëtare, në të cilat ka qenë e përfshirë diplomacia evropiane.

Drita e gjelbër për të qenë vend kandidat për anëtarësim në BE do të jetë, sipas Muharremit, qëllimi i Serbisë, ndërsa për Kosovën rezultatet duket të jenë të pritshme vetëm në një periudhë më afatgjate.
“Kosova, eventualisht do të mund të përfitojë duke e zbutur qëndrimin e Beogradit karshi Kosovës dhe kjo mund të ketë efekt në pesë vendet që nuk e njohin Kosovën”.

“Nëse këto pesë vende e ndërrojnë mendimin dhe fillojnë t’i njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës, e kështu gradualisht të përfundojmë me njohjen nga pesë vendet, atëherë kjo do ta kristalizonte tepër perspektivën evropiane të Kosovës dhe Kosova do të jetë në gjendje që në terme afatmesme, të ketë edhe marrëveshje kontraktuale me BE-në”, vlerëson Muharremi.

Ai shton se një qëndrim më i zbutur i Beogradit karshi Kosovës do të mund t’ia mundësojë vendit pjesëmarrjen në iniciativa dhe forume të ndryshme rajonale, ku ajo aktualisht bllokohet nga shteti serb.

Përafrimet dhe kompromiset eventuale në mes të palës serbe e asaj kosovare vlerësohet ta ndihmojë bashkëpunimin rajonal dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Biserko thekson rëndësinë për veprime më të vendosura të politikës së jashtme evropiane karshi integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që BE-ja të dëshmojë se është në gjendje ta përmbyllë çështjen e Ballkanit, sepse ata kanë qenë shumë të ngadalshëm lidhur me disa çështje që kanë mbetur pezull për një kohë aq të gjatë. Mendoj se Kosova duhet të konsiderohet partner i barabartë edhe karshi çështjes së statusit kandidat”, thekson Biserko.

Ndonëse nuk është publikuar në detaje agjenda e bisedimeve që filluan të martën nën kryesimin e Robert Cooperit, përfaqësues i lartë i shefes së diplomacisë evropiane, Ketrin Ashton, dialogu thuhet se do të jetë teknik.

Në takimet e delegacioneve që do të mbahen në vazhdim, pritet të diskutohen temat si çështja e të pagjeturve, doganat, sundimi i ligjit, liria e lëvizjes dhe bashkëpunimi rajonal, ndërsa analistët theksojnë rëndësinë që dialogu të mbetet në nivelin e çështjeve të tilla teknike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close