Publikuar me datën: Tue, Aug 2nd, 2011

Incidentet në Veri, EULEX nis hetimet

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, ka nisur një hetim rreth incidenteve që ndodhën javën e kaluar në pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjakë dhe është në proces të mbledhjes së dëshmive. Kështu ka thënë zëdhënësja e këtij misioni, Irina Gudeljeviq, të martën për mediet serbe.

Ky hetim, sipas zëdhënëses, është duke u kryer nga EULEX dhe nga Policia e Kosovës, ndërkaq drejtohet nga një prokuror i EULEX-it.

Javën e kaluar, pas ndërhyrjes së Policisë Speciale të Kosovës për të marr nën kontroll pikat kufitare në veri të vendit, serbët lokalë dolën për të protestuar, duke bllokuar rrugët që çojnë nëpër Pikat 1 dhe 31.

Protestuesit serbë, gjatë ballafaqimit me Policinë Speciale të Kosovës, kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast është qëlluar polici Enver Zymberaj, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë disa orë pas incidentit.

Ndërkaq, protestuesit serbë kanë sulmuar edhe forcat e KFOR-it, si dhe kanë djegur pikën kufitare në Jarinjë.

KFOR-i, edhe pse kishte kërcënuar barrikaduesit serbë se do të ndërhynte me dhunë në zhbllokimin e rrugëve, ende nuk ka ndërmarr një veprim të tillë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close