Publikuar me datën: Tue, Mar 23rd, 2010

Inaugurohet njëri ndër objektet me te vjetra të kultit islam në Pejë

Pejë, 23 mars-Defterdar Xhamia, një ndër eksponatet më të vjetra të kultit islam në
shkallë vendi, është inauguruar të martën në Pejë. Pas punimeve 2-vjeçare ky objekt
është bërë i njëjtë me variantin e parë të ndërtuar në vitin e largët 1570.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Ana Zambrano, ka thënë
në këtë inaugurim se monumentet kulturore e fetare në Kosovë janë pronë e të
gjithëve, prandaj ka shpjeguar se qeveria e vendit të saj, edhe në të ardhmen do të
investojë në objekte të këtilla. “Shteti im beson se nuk ka liri në një vend nëse
nuk eksiton edhe liria kulturore”, ka thënë ajo, duke pohuar se vendi nga vjen e di
gjendjen e objekteve kulturore në Kosovë. “Ky vend ishte masakruar në formën më të
vrazhdtë viteve të kaluara, prandaj ne insistojmë që të ndihmojmë edhe më tej që të
ndodhë restaurimi i këtyre objekteve”, ka thënë ajo. Duke pohuar se ende nuk
ekziston në regjistër i saktë për monumentet kulturo-historike e fetare në Kosovë
Zambrano ka thënë para autoriteteve të pranishme se shteti i saj dëshiron që Kosovën
ta shndërrojë në një vend të njohur për kulturë dhe turizëm.
Në inaugurimin e këtij objekti të kultit islam, zv.kryeministri i vendit, Ramë
Manaj, ka theksuar se ndihma e vendit mik, Italisë, ka bërë që pas luftës shumë
objekte të kultit dhe të trashëgimisë të rikthehen në gjendjen e paraluftës. “Me
kontributin e madh të shtetit italian, INTERSOS ka bërë që gjatë të gjitha këtyre
fazave të zhvillimit të zgjasë dorën e ndihmës, si vlerë të veçantë, duke kontribuar
që të promovohen këto monumente, të cilat reflektojnë frymën e tolerancës fetare”,
ka thënë Manaj.
Ndërkaq kryemami i Kosovës, myftiu Naim Ternava, ka thënë se Italia ka bërë më shumë
se çdo shtet në botë për restaurimin e objekteve fetare në Kosovë. “Është hera e
katërt që gjendem në Pejë për përurime më parë të 2 xhamive, pastaj të hamamit të
Haxhi Beut dhe sot për  Defterdar Xhaminë”, ka thënë Ternava. “Qeveria italiane ka
bërë një punë që nuk e ka bërë asnjë qeveri në botë për objektet islame në Kosovë”,
ka përsëritur myftiu Tërnava, duke treguar se gjatë luftës së fundit në Kosovë janë
djegur 218-të xhami, në mesin e të cilave edhe xhamia që po përurohej. Myftiu është
treguar jo vetëm lëvdues. Ka thënë se populli shqiptar sot nuk mund t’i ofrojë botës
teknologji bashkëkohore, por e njëjta mund të mësojë prej saj për tolerancën
ndërfetare të treguar me shekuj ndër shiptarë.
Në këtë inaugurim fjalë nga më të mirat për INTERSOS-in dhe Qeverinë italiane ka
artikuluar edhe kreu i Pejës, Ali Berisha. Ai ka përmendur shumë investime italiane
jo vetëm në objekte fetare.
Defterdar Xhamia në Pejë është ndërtuar në vitin 1570. Në luftën e fundit ajo ishte
djegur e tëra nga forcat serbe. Restaurimi i saj është bërë nga Qeveria italiane.
Implementues i programit ka qenë INTERSOS-i. Ndërkaq punimet kanë filluar dy vjet më
parë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close