Publikuar me datën: Fri, Jul 22nd, 2011

Imuniteti qartësohet para 19 shtatorit

Prishtinë, 22 korrik – Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet që brenda dy muajsh t’i qartësojë dilemat rreth imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Një ditë para se deputeti Fatmir Limaj të merret në pyetje, më 20 shtator, nga prokurorë ndërkombëtarë lidhur me dyshimet për korrupsion, Gjykata  parimisht do të duhej ta jepte shpjegimin nëse deputetët kanë imunitet nga arrestimet për vepra penale që nuk kanë të bëjnë me fushëveprimin e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qeveria e Kosovës tashmë ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë për interpretim. Konfirmimin për këtë kërkesë e ka dhënë vetë Gjykata të enjten.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar kërkesën për shqyrtimin e imunitetit të presidentit të Republikës së Kosovës, kryeministrit të Republikës së Kosovës, anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës më datën 20 korrik 2011”, ka thënë Gjykata nëpërmjet postës elektronike për “Kohën Ditore”.

Njëri nga ekspertët kushtetues që ka dashur të mbetet anonim ka thënë se Kushtetuesja ka afat për t’i dhënë shpjegimet deri më 19 shtator. Ai nuk e ka përjashtuar që kjo të ndodhë edhe para kësaj date. Ndërkohë, deputeti Limaj, i cili po hetohet në dy raste, do të merret në pyetje për rastin e Ministrisë së Transportit më 20 shtator të këtij viti.

Se kur do të dalë saktësisht që ta japë interpretimin nuk është përgjigjur me datë as Gjykata. Zyrtarë të saj kanë thënë se kërkesa do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese, dhe “do të marrë vendim meritor kur rasti të jetë i përgatitur për vendosje”.

Të mërkurën kreu i Qeverisë hodhi në votim dhe mori të gjitha votat e anëtarëve të kabinetit pro dërgimit të kërkesës në Gjykatë, gjë të cilën nuk e kishte bërë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, me gjithë presionin e atyre që quhen miq ndërkombëtarë. Kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se sqarimi i imunitetit që mund të kenë zyrtarët e lartë jashtë fushëveprimtarisë së tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo çështje, sipas tij, jo vetëm se është në pajtim me Kushtetutën, por edhe është kusht për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Kjo çështje, e cila është bërë objekt i diskutimit në ditët e fundit, duhet të marrë përgjigjen legale nga institucioni më i thirrur për zbatimin e kushtetutshmërisë në Kosovë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Vendimi i Qeverisë është përshëndetur nga Brukseli. Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë të enjten për “Kohën Ditore” se Bashkimi Evropian ka thënë se çështja e imunitetit është dashur të sqarohej.

“Bashkimi Evropian gjithmonë ka qenë i mendimit që çështja e imunitetit duhet sqaruar. Për këtë arsye Bashkimi Evropian mbështet vendimin e Qeverisë”, ka thënë ajo.

Tashmë tre deputetë dihet që janë nën hetime për vepra të rënda. Fatmir Limaj për krime lufte kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve të luftës, Azem Syla për krim të organizuar në “rastin Bllaca”, dhe Shaip Muja në rastin e klinikës “Medicus”.

Prokurori italian, Maurizio Salustro, e ka informuar mbrojtjen se po e ngre aktakuzën. Dy javë më parë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit “X”, ky prokuror i ka thënë avokatit Mexhid Syla se i ka përfunduar hetimet dhe pritet ngritja e aktit akuzues.

“E kam pyetur prokurorin ditën e katërt të marrjes në pyetje të dëshmitarit ‘X’. Ai ka thënë se jemi në përfundim e sipër dhe së shpejti do të ngrihet aktakuza. Nuk ka dhënë ndonjë datë të përafërt”, ka thënë të enjten avokati i Sabit Shalës, Mexhid Syla.

EULEX-i nga ana tjetër nuk ka dashur të flasë se sa deputetë janë nën hetime. Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, ka thënë se “në parim EULEX-i nuk konfirmon nëse një individ është apo nuk është nën hetime”, dhe ka shtuar se ende nuk është ngritur aktakuza në “rastin Kleçka”.

Ndërkohë, burime nga Prokuroria nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sapo të sqarohet çështja e imunitetit të arrestohet deputeti Limaj. Ky burim ka saktësuar se nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se deputetët nuk kanë imunitet për vepra penale jashtë fushës vepruese të tyre, Limaj të arrestohet dhe të paraburgoset. Interesimin për arrestimin e Limajt nuk e ka fshehur ditë më parë as zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes. Por avokati i Limajt, Tomë Gashi, e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Jo. Ne mund të supozojmë, por nuk mund të përgjigjem çka nëse. Kjo nuk do të ndodhë për shkak se dispozita ligjore e nenit 75.2 e Kushtetutës është kristal e qartë, d.m.th. nuk lë dykuptimësi”, ka thënë ai.

“Nëse EULEX-i e kishte pasur të qartë ose nëse kishte pasur dilema, ata kanë mundur sigurisht me zgjedh rrugë tjetër, ta arrestojnë Limajn, për çka unë sigurisht që do të kisha bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese se a është në harmoni me Ligjin e procedurës penale dhe me nenin 75 alineja 2 dhe me Ligjin për përgjegjësitë e deputetëve. Por këta (zyrtarët e EULEX-it v.j.) e kanë ditur saktësisht se nuk ka zbrazëti juridike dhe që është e qartë ajo dispozitë dhe për këtë nuk e kanë arrestuar”, ka thënë Gashi.

Çështja e imunitetit është debatuar këtë javë pas vendimit të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, për të mos nxjerrë një rezolutë që do ta detyronte Qeverinë të kërkonte interpretime nga Gjykata Kushtetuese për imunitetin. Kritikat për refuzim iu drejtuan ekskluzivisht Jakup Krasniqit së pari nga ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close