Publikuar me datën: Fri, Jun 17th, 2011

Idetë për ndarjen e Kosovës dëgjohen edhe në Parlamentin Evropian

Bruksel, 17 qershor – Ideja për ndarjen e Kosovës tash dëgjohet edhe në Parlamentin Evropian, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Brukseli.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë duke lëvizur dukshëm dhe për shumë prej tyre ky vit pritet të jetë shumë i suksesshëm. Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janosh Martonyi, duke folur para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me procesin e zgjerimit dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Si tregim të suksesshëm ai ka përmendur rastin e Kroacisë për të cilën shpreson se para fundit të këtij muaji, pra para përfundimit të kryesimit të Hungarisë me BE-në do të përmbyllen negociatat. Por ka thënë se ka bazë për optimizëm që edhe Serbia të marrë jo vetëm statusin e kandidatit, por edhe datën për nisjen e negociatave, dhe që këtë datë ta marrin edhe Mali i Zi dhe eventualisht Maqedonia. Por si raste më të vështira në rajon ministri Martonyi ka përmendur Bosnjë- Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën. „Kosova është një rast i veçantë, ndërsa dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është premtues“, tha ai.

Në pyetje të deputetëve të Parlamentit Evropian ka pasur edhe insistime për të ditur se çfarë është duke bërë BE-ja rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Deputetja e të gjelbërve gjermanë, Frantziska Katherina Brantner, ka pyetur se çfarë po bëhet brenda BE-së rreth njohjes, pasi që kjo është bërë problem i brendshëm i Bashkimit Evropian. „Po bëhet presion ndaj Serbisë, që është e drejtë, por çfarë po bëhet me vendet tona në BE, që nuk e kanë njohur Kosovën?“, ka pyetur ajo. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janoz Martonyi, është përgjigjur se „BE-ja është e ndarë rreth statusit mes vendeve që e njohin Kosovën dhe atyre që nuk e njohin dhe kjo vazhdon“. „Ne natyrisht bisedojmë për këtë dhe të dyja palët përmendin argumentet e tyre. Nga ana ime, për shembull, mbroj idenë se duhet njohur pavarësinë. Ne nuk mund të ndërhymë nga jashtë, por u themi këtyre vendeve se duhet lëvizur”, ka thënë Martonyi.

Për Kosovën në Parlamentin Evropian është diskutuar edhe gjatë një debati me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliq. Ai ka thënë se Serbia është e gatshme për zgjidhje konstruktive për Kosovën, por ka kërkuar që nga Serbia të mos pritet të jetë kundër kushtetutës së saj dhe të pajtohet me atë që ai e ka quajtur si “shpallje e njëanshme të pavarësisë”.

Deputeti nga Britania, Tanock, ka thënë se zgjidhja më e mirë për Kosovën është ndarja e saj. “Pa ndarje territoriale të Kosovës nuk mund të ketë zgjidhje të statusit”, ka thënë ai.

Duke folur lidhur me këtë, Gjeliq, ndonëse në mënyrë direkte nuk e ka përmendur ndarjen, ka thënë se „Serbia është e gatshme për lloj-lloj zgjidhjesh“. “Është e qartë se shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë nën qeverisjen e Beogradit, por po ashtu vlen edhe për serbët e Kosovës, të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën qeverisjen e Prishtinës. Ky është realiteti i cili duhet të pranohet” ka thënë Gjeliq.

Gjeliq është pyetur se pse Serbia dëshiron ta kthejë çështjen e hetimeve për akuzat rreth trafikimit të organeve në OKB, kur OKB-ja, më saktësisht Tribunali i Hagës i kishte bërë hetimet. „Nuk është, nuk i besojmë EULEX-it, por EULEX-i nuk ka mandat jashtë Kosovës as në Shqipëri, as në Turqi apo Izrael. Prandaj mendojmë se duhet te këtë një autorizim të OKB-së“, ka thënë Gjeliq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close