Publikuar me datën: Thu, Nov 18th, 2010

Ideja për bashkim në sport promovohet edhe në Shqipëri

Prishtinë, 18 nëntor – Ideja e prezantuar vite më parë nga trajnerë dhe grupe të tifozëve të Kosovës, “Një komb, një kombëtare dhe një ligë të përbashkët” mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka nisur të paraqitet edhe në Shqipëri. Televizioni shqiptar “ABC News” nga e marta ka filluar promovimin e idesë “Një komb, një kombëtare, një ligë”. Ky televizion ka dhënë edhe arsyetimin pse shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kenë vetëm një kombëtare dhe një ligë të përbashkët të futbollit. Sipas këtij televizioni, një ligë e përbashkët do të ndikonte në ngritjen e cilësisë së futbollit shqiptar. Do të kishte më shumë klube të forta, më shumë të hyra financiare më shumë rivalitet dhe interesim më të madh nga tifozët. Arsyetim të njëjtë vite më parë patën dhënë edhe trajnerët dhe grupet e tifozëve nga Kosova. Më i zëshmi prej trajnerëve ka qenë Bylbyl Sokoli. Trajneri aktual i Renovës kishte thënë se Liga e përbashkët është shpëtimi i vetëm për futbollin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Zgjidhja e vetme për dalje nga izolimi është liga e përbashkët Kosovë – Shqipëri. Kjo ligë do ta shtojë numrin e shikuesve, cilësinë, ndërsa investimet do të jenë shumë më të mëdha. Liga e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk i pengon askujt, përkundrazi e ndihmon futbollin dhe si e tillë duhet të përkrahet nga asociacionet ndërkombëtare”, ka përsëritur Sokoli të mërkurën, qëndrimin e tij. Ai vlerësohet ndër trajnerët më të mirë në Kosovë.

Edhe menaxheri shqiptar Rudi Vata thotë se ideja për një ligë të përbashkët ku do të paraqiteshin klubet më të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, është fantastike.

“Një ligë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte fantastike. Do të ishte ideale për shumë arsye. Cilësia do të ngrihej dukshëm e bashkë me të edhe të gjitha gjërat e tjera. Me një ligë të përbashkët do të përfitonin të gjithë, lojtarët, trajnerët, klubet e federatat”, ka thënë Vata. Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë thotë se për realizimin e kësaj ideje duhet vullnet i njerëzve të politikës dhe i drejtuesve të Federatave të Shqipërisë. Ai megjithatë vlerëson se një ide e tillë është vështirë e realizueshme.

“Mendoj se një ide e tillë është vështirë e realizueshme, pasi shqiptarët duan të jenë numër një. Duan të vetë të jenë udhëheqës. Ndërsa që një ligë e përbashkët të themelohet dhe të funksionojë duhet tolerancë dhe bashkëpunim. Duhet që të ketë vullnet nga të gjitha anët që kjo ide të realizohet. Është e mundur, nëse për këtë kanë vullnet njerëzit e politikës dhe drejtuesit e federatave”, ka shtuar Rudi Vata për “Kohën Ditore”. Ai më herët ka kandiduar për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, por u mposht nga kryetari aktual Armand Duka.

Nënkryetari i klubit Prishtina, Afrim Muçiqi, është skeptik për mundësinë e realizimit të idesë për ligë të përbashkët, ndonëse do të pëlqente një gjë të tillë për klubin që drejton.

“Formimi i një lige të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është ide e qëlluar. Klubet do të përfitonin shumë nga një ligë e tillë. Do të rritej rivaliteti, shikueshmëria dhe shpejt do të përgatiteshim për t’u paraqitur me sukses në arenën ndërkombëtare. Por, nuk e di sa mund të jetë e realizueshme kjo ide. Pengesa kryesore është fakti që FFK-ja ende nuk është e pranuar në FIFA e UEFA. FSHF-ja nuk do t’i lejohet të bënte ligë me një vend që nuk është pjesë e FIFA-s e UEFA-s. Nëse ndryshon situata dhe formohet liga e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës, ky do të ishte hapi i parë drejt bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm”, ka thënë Muçiqi.

Ndryshe nga trajnerët dhe tifozët mendojnë drejtuesit e federatave. Ata thonë se formimi i një lige të përbashkët është pak i mundshëm, e tash për tash nuk ekziston asnjë mundësi. Drejtues të FFK-së kanë thënë më herët se prioritet për këtë federatë është pranimi në FIFA e UEFA. Sipas FFK-së, liga e përbashkët mund të diskutohet vetëm pas pranimit në asociacionet ndërkombëtare të futbollit në një të ardhme.

Ndryshe, në Kombëtaren shqiptare të futbollit luajnë disa futbollistë nga Kosova dhe ata janë kyç në këtë ekip, si Arian Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Samir Ujkani. Më herët i tillë ishte edhe Besnik Hasi, që tani është trajner. Ka edhe disa kosovarë që kanë luajtur ndeshje me Kombëtare, por që ecuria e tyre me fanellën kuqezi nuk ishte ndër më të mirat.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close